Hapet për publikun gradaçela me mbi 80 mijë bimë, 51 kate dhe 90 mijë m2 sipërfaqe! (FOTOT)
Gjetja e hapësirës për zona të gjelbra është një sfidë në çdo qytet, e sidomos në qytetet më të dendura e të populluara në botë. Në qendër të Singaporit, kushdo që kërkon një park të ri për të shëtitur mund të ketë nevojë të kthehet drejt qiellit.
Një e treta e rrugës deri në kullën CapitaSpring të përfunduar së fundmi, fasada e lartë e xhamit dhe aluminit duket se shpërthen për të zbuluar bimë dhe pemë që rriten qindra metra mbi tokë. Në nivelin e rrugës, kalimtarët dhe punonjësit e zyrës mund të rreshtohen për një ashensor që të çon në këtë të ashtuquajtur "Oazë të Gjelbër", një shteg kopshti spirale që kalon pranë pajisjeve të stërvitjes, stolave dhe tavolinave në udhëtimin e tij nëpër katër kate të florës tropikale.
Me 280 metra lartësi, CapitaSpring është tani një nga rrokaqiejt më të lartë të qytet-shtetit aziatik. Ndërtesa është në pronësi private të gjigantëve të pasurive të paluajtshme CapitaLand dhe Mitsubishi Estate, me bankën e investimeve J.P. Morgan midis qiramarrësve të saj të korporatave. Por në përputhje me përpjekjet e qeverisë për të siguruar që distrikti i biznesit të Singaporit t'u ofrojë banorëve më shumë sesa thjesht hapësirë për zyra, zhvilluesi ka hapur disa nga zonat me peizazhe të kullës për publikun.
Ka më shumë mbi Oasis: Në katin e fundit të ndërtesës, vizitorët mund të shëtisin nëpër një fermë 4500 metra katrorë në çati që furnizon me fruta, perime, barishte dhe lule të ngrënshme tre restorante në vend dhe që gjeneron 70 deri në 100 kilogramë prodhim çdo muaj.
Në total, ndërtesa 51-katëshe strehon mbi 80,000 pemë dhe bimë në një sipërfaqe prej 90,000 metrash katrorë, e cila përfshin gjithashtu një shesh të mbuluar me hije në bazën e saj. Sipas firmës daneze Bjarke Ingels Group (BIG), e cila projektoi kullën në bashkëpunim me Carlo Ratti Associati, shumica e specieve bimore të gjetura në të gjithë sitin janë autoktone të Singaporit dhe janë përshtatur kështu me nxehtësinë dhe lagështinë gjatë gjithë vitit.
Arkitektët e përshkruajnë CapitaSpring, e cila u hap në vitin 2018, si "biofilike", një term gjithnjë e më popullor që përshkruan integrimin e natyrës dhe dizajnit. Firma tha në një njoftim për shtyp se vendosja e gjelbërimit "imiton hierarkinë e bimëve të pyjeve tropikale të shiut", me ato që kërkojnë dritën më pak të drejtpërdrejtë të shtrirë nën një "kulm" të pemëve më të larta.
"Për shkak të karakterit unik të urbanizmit të Singaporit, si jashtëzakonisht i dendur dhe i gjelbër, ne vendosëm ta bëjmë dizajnin një eksplorim vertikal të urbanizmit tropikal," tha themeluesi i BIG, Bjarke Ingels, në një deklaratë, duke shtuar se kulla është "si një vizion i një të ardhme në të cilën qyteti dhe fshati, kultura dhe natyra mund të bashkëjetojnë."
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Makinat elektrike, më të lira në Kinë - SHBA dhe Europa tashmë “kërcënohen” nga lindja e largët
Që nga viti 2015, çmimi i makinës elektrike është rritur në Europë dhe SHBA, në ndryshim nga Kina, ku çmimet janë përgjysmuar. Si rezultat, markat kineze janë......

“Ekonomia e Italisë, ngadalësim i fortë në 2023” - Visco: Borxhi publik i lartë. Nuk mund të ndërmarrim politika të gjera lehtësuese
“Në Itali ka një ngadalësim të mprehtë të ekonomisë pas një viti që ishte më i mirë se sa pritej. Këta muaj deri në verë kaluan shumë më mire, pavarësisht......

“Përgjysmoni inflacionin deri në fund të 2023!” - Kërkesa e Viktor Orban, për Ministrin e Financave dhe Guvernatorijn e Bankës Qendrore
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha të premten se i ka kërkuar ministrit të Financave dhe guvernatorit të Bankës Qendrore që të përgjysmojnë normën e......

“Junior Achievement Albania” feston 10-vjetorin - Mijëra nxënës e mësues, të nxitur drejt rrugës së biznesit
Prej 10 vitesh në tregun shqiptar organizata që ndihmon dhe zhvillon të rinjtë në shuëm fusha të ndryshme të jetës feston përvjetorin drejt suksesit. Junior......

Pasuria e familjeve greke u rrit me 7.5% në 2021 - Sondazhi i Allianz, kursimet, pavarësisht normave zero të interesit, u rritën me 3.5%.
Në vitin 2021, ka pasur një rritje të konsiderueshme të pasurisë së familjeve në mbarë botën dhe në Greqi, sipas një studimi të kompanisë Allianz për pasurinë......

Guroret, shqetësim për mjedisin dhe taksat - Haxhiraj: Bashkitë, të kenë më shumë rol. Gjoba për subjektet dhe institucionet ligjzbatuese
Guroret përbëjnë një aktivitet minerar shqetësues për mjedisin për shkak të ndryshimit të theksuar të relievit, por edhe erzoionit, ndotjes së ujit dhe ajrit”.......

Kriza energjetike rriti inflacionin në Gjermani - Vleresohet 10%, Lindner: Kemi treguar vetëbesim të tepruar në fuqinë tonë ekonomike
Ndërsa Gjermania po përballet me krizën energjetike, norma e inflacionit në vend arriti në 10% në shtator, një rekord i lartë që nga viti 1990, njoftoi Zyra......

Apartamentet, në rritje oferta, kërkesa e kostot, çmimet nuk ndalen - Banka e Shqipërisë: Për një vit çmimet në Tiranë u ngritën 39%, pitshmëri të njëjta në vijim
Në analizën që i bën tregut të pasurive të paluajtëshme për gjysmën e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë konkludon se janë rritur të tre komponëntët bazë......