Shqipëria Postuar më 15 Tetor 2022, 10:43

20.4% e energjisë humb në rrjet - 8-mujori/ 70% e totalit si pasojë e rrjetit të amortizuar, 30% për shkak të vjedhjeve

Nga SCAN TV
20.4% e energjisë humb në rrjet - 8-mujori/ 70% e totalit si

Mbi 1 mln Mwh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes përgjatë periudhës janar – gusht të këtij viti për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë sasia më e madhe e humbjeve erdhi si pasojë e rrejtit, me rreth 70% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër prej 30% u shkaktua nga lidhjet e paligjshme.

Në krahasim me të njëtjën periudhë të një viti më parë ka një reduktim të lehtë të humbjeve, por gjithsesi niveli mbetet i lartë, duke qenë se arrin në 20.4% të energjisë totale. Kjo nënkupton se shpenzimet për mbulimin e tyre për financat e kompanive publike janë të larta, duke marrë në konsderatë edhe çmimin e lartë me të cilin po blihet energjia në tregun e parregulluar.

Ndërkaq, qeveria ka vendosur të shtyjë emergjencën e funizimit me energjisë deri në qershor të vitit që vjen, çka nënkupton se investimet janë të pezulluara, me përjashtim të atyre që konsiderohen si emergjente, çka nënkupton se rrjeti do të vijojë të jetë i amortizuar.

Gjithsesi, edhe objektivët e vendosur nga qeveria në kushte normale, parashikojnë një reduktim gradual të lehtë të humbjeve përgjatë 5 viteve të ardhëshëm. Sipas planit të rishikuar në vitin 2021, reduktimi përgjatë çdo viti do të jetë më pak se 1% në vit, duke arritur në 17.8% në vitin 2026, nga 20.6% që ishte në fund të vitit 2021. Ky plan u miratua pas mos arritjes së objektivit në vitin 2019, ku synohej që humbjet të ishin në 14%.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat