Shqipëria Postuar më 15 Tetor 2022, 10:29

Pedagogët, bojkot i pjesshëm i mësimit - Goci: Thelbi i protestës, kundërshtimi i Ligjit të  Arsimit të Lartë

Nga SCAN TV
Pedagogët, bojkot i pjesshëm i mësimit - Goci: Thelbi i

Tre ditë përpara nisjes së viti të ri akademik, pedagogët paralajmërojnë bojkot të pjesshëm të mësimit duke nisur nga dita e hënë e 17 tetorit.

Pedagogët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën paraditen e kësaj të premteje tek amfiteatri i Universitetit të Arteve në kryeqytet. Ata vazhdojnë t’u qëndrojnë kërkesave të tyre për rritjen e pagave deri në 50% brenda dy viteve.

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi e konsideroi qesharak njoftimin e kryeministrit për rritjen e pagave të pedagogëve me 7%l.

Reforma e Arsimit të Lartë e vitit 2015 vetëm sa i ka thelluar problematikat në të cilat gjenden sot universitetet.

Pedagogët vijojnë t’i qëndojnë kërkesave për rritjen e pagave dhe financimin për kërkimin shkencor

Në vijim do të pritet edhe kohëzgjatja e bojkotit të pjesshëm të mësimit në varësi të reagimit të qeverisë ndaj kërkesave të pedagogëve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat