Presioni i BE: Serbia duhet të ashpërsojë rregullat për viza!

"Serbia duhet të ndryshojë tani praktikën e vizave", kërkoi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nancy Faeser (SPD) në takimin e ministrave të Brendshëm të vendeve të BE-së (14.10) në Luksemburg. Komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson nuk e përjashtoi si mjet presioni edhe vështirësimin e udhëtimit për shtetasit serb. "Ne duhet ta ndalim fluksin", tha Johansson më tej.
Sipas të dhënave të Agjencisë së BE-së për Mbrojtjen e Kufirit Frontex që nga fillimi i vitit përmes rrugës ballkanike kanë ardhur mbi 106.000 vetë ielegalisht në BE, 170 përqind më shumë se brenda së njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo është kuota më e lartë që nga vitit 2016.
BE-ja e akuzon Serbinë dhe të tjera vende të Ballkanit Perëndimor, se po i anashkalojnë rregullat e hapësirës Shengen. Serbia ka marrëveshje për udhëtimin pa viza me Indinë, Tunizinë dhe me Turqinë, tha ministri i Brendshëm dhe i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. "Të ardhurit nuk qëndrojnë atje po vazhdojnë rrugën për më tej", theksoi ai.
Edhe nga vendi afrikano-lindor Burundi e madje edhe nga Kuba aktualisht vijnë shumë njerëz përmes rrugës ballkanike në BE, një itinerar që zakonisht përdoret nga sirianët e afganët. Shumë nga këta të sapoardhur nuk kanë shanse për azil në Europë. Krahas Gjermanisë, Francës dhe Italisë edhe vendet tranzit si Austria apo Belgjika janë të ngarkuar me një fluks të tillë.
Ministrja e Brendshme gjermane Faeser lidhur me mjetet e presionit iu referua edhe dëshirës së Serbisë për anëtarësim në BE. Ndër kriteret e antarësimit bën pjesë edhe një praktikë e koordinuar për vizat. I ngarkuari i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, vuri në dukje deklarimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, se deri në fund të vitit procesi i lëshimit të vizave në vendin e tij do të përshtatet me standardet europiane. Ky është "një hap i rëndësishëm, sepse kjo do të kontribuojë për kufizimin e udhëtimit përmes Serbisë", tha Sarrazin duke folur për gazetën Funke Mediengruppe.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Increased supply, demand, and costs for apartments, but prices continue growing - Bank of Albania: For one year, prices in Tirana rose by 39%, the same level of consumption in the future
In its analysis, the Bank of Albania has concluded that the real estate market, has grown three main components for the first half of this year. According to......

Hapet për publikun gradaçela me mbi 80 mijë bimë, 51 kate dhe 90 mijë m2 sipërfaqe! (FOTOT)
Gjetja e hapësirës për zona të gjelbra është një sfidë në çdo qytet, e sidomos në qytetet më të dendura e të populluara në botë. Në qendër të Singaporit,......

Makinat elektrike, më të lira në Kinë - SHBA dhe Europa tashmë “kërcënohen” nga lindja e largët
Që nga viti 2015, çmimi i makinës elektrike është rritur në Europë dhe SHBA, në ndryshim nga Kina, ku çmimet janë përgjysmuar. Si rezultat, markat kineze janë......

“Ekonomia e Italisë, ngadalësim i fortë në 2023” - Visco: Borxhi publik i lartë. Nuk mund të ndërmarrim politika të gjera lehtësuese
“Në Itali ka një ngadalësim të mprehtë të ekonomisë pas një viti që ishte më i mirë se sa pritej. Këta muaj deri në verë kaluan shumë më mire, pavarësisht......

“Përgjysmoni inflacionin deri në fund të 2023!” - Kërkesa e Viktor Orban, për Ministrin e Financave dhe Guvernatorijn e Bankës Qendrore
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha të premten se i ka kërkuar ministrit të Financave dhe guvernatorit të Bankës Qendrore që të përgjysmojnë normën e......

“Junior Achievement Albania” feston 10-vjetorin - Mijëra nxënës e mësues, të nxitur drejt rrugës së biznesit
Prej 10 vitesh në tregun shqiptar organizata që ndihmon dhe zhvillon të rinjtë në shuëm fusha të ndryshme të jetës feston përvjetorin drejt suksesit. Junior......

Pasuria e familjeve greke u rrit me 7.5% në 2021 - Sondazhi i Allianz, kursimet, pavarësisht normave zero të interesit, u rritën me 3.5%.
Në vitin 2021, ka pasur një rritje të konsiderueshme të pasurisë së familjeve në mbarë botën dhe në Greqi, sipas një studimi të kompanisë Allianz për pasurinë......

Guroret, shqetësim për mjedisin dhe taksat - Haxhiraj: Bashkitë, të kenë më shumë rol. Gjoba për subjektet dhe institucionet ligjzbatuese
Guroret përbëjnë një aktivitet minerar shqetësues për mjedisin për shkak të ndryshimit të theksuar të relievit, por edhe erzoionit, ndotjes së ujit dhe ajrit”.......