Auditët zbardhin ku abuzojnë më shumë institucionet publike - 6 milionë dollarë dëm i konstatuar. Peshëm më të madhe tatimet, pronat, tenderat e koncesionet

133 njësitë e auditit në gjithë institucionet a administratës publike kanë zbuluar gjatë vitit të shkuar një vlerë dëmi ekonomik prej afërsisht 6 milionë dollarësh. SCAN Televizion disponon të dhënat e punës se Drejtorisë së Përgjithshme të Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar dhe Publik, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila ka në varësi të gjitha njësitë e auditeve të brendshme të institucioneve publike. Bazuar në rezultatet e deklaruara në auditimet e kryera përgjatë vitit 2021 për 133 njësitë e auditit funksionale njësitë e auditimit me total 428 auditues është konstatuar dëm ekonomik në vlerën totale rreth 593,078,000 lekë, apo afërisht 6 milionë dollarë.
Rezulton se se dëmet me vlerë më të lartë janë në fushën e “Tatimeve/Taksave/ Doganave”, të cilat zënë 29% të vlerës totale të shkeljeve financiare të konstatuara, ose afërisht 1.7 milionë dollarë. Administrim prone, pasurie është fusha e dytë për nga radha për sa i përket dëmit të shkaktuar në arkën e shtetit, duke zënë 20% të totalit me vlerë afërisht 1.1 milionë dollarë. Tenderat, ose fusha prokurim, blerje & investime vijnë të tretat në radhë përsa i përket dëmit të konstatuar me vlerë afërisht 800 mijë dollarë ose 13% të totalit.
Shkeljet me paga, shpërblime, trajtime, komisione zënë 12% të totalit të dëmit të konstatuar me afërisht 700 mijë dollarë, të pasuara nga fusha Koncesione dhe ankande, përgjegjëse për 11% të totalit të dëmit me vlerë afërisht 650 mijë dollarë.
Numri total i gjetjeve në nivel sistemi nga njësitë e audtitimit në gjithë vendin rezulton 7660.
Gjithësesi dëmi i konstatuar nga njësitë audituese është shumë i ulët, ku bie në sy se 21 instutucione rezultojnë me zero shkelje. Në këtë listë gjendet institucione shumë të rëndësishme, si Ministria e Turzimit dhe Mjedisit, Universiteti i Mjekësisë, Bashkitë Divjakë, Kuçovë, Lezhë, disa spitale rajonalë, apo institucione të tjera ku perceptimi për shkelje financiare është shumë i lartë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Pagesa pjesore për 93 kontrata të IPARD II - Kushtet kur AZHBR financon përpara finalizimit të projektit
Për t’iu përgjigjur nevojës dhe vështirësive financiare të fermerëve, agropërpunesve dhe turizmit rural për përthithjen dhe zbatimin e Programit IPARD II,......

Pedagogët, bojkot i pjesshëm i mësimit - Goci: Thelbi i protestës, kundërshtimi i Ligjit të Arsimit të Lartë
Tre ditë përpara nisjes së viti të ri akademik, pedagogët paralajmërojnë bojkot të pjesshëm të mësimit duke nisur nga dita e hënë e 17 tetorit. Pedagogët......

Elon Musk: SpaceX nuk mund të vazhdojë të paguajë për Starlink në Ukrainë - I kërkon Pentagonit të paguajë faturën
SpaceX i Elon Musk i ka kërkuar Pentagonit të financojë shërbimin e tij të internetit satelitor Starlink në Ukrainë, sepse kompania nuk mund ta përballojë atë,......

Presioni i BE: Serbia duhet të ashpërsojë rregullat për viza!
"Serbia duhet të ndryshojë tani praktikën e vizave", kërkoi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nancy Faeser (SPD) në takimin e ministrave të Brendshëm të......

Increased supply, demand, and costs for apartments, but prices continue growing - Bank of Albania: For one year, prices in Tirana rose by 39%, the same level of consumption in the future
In its analysis, the Bank of Albania has concluded that the real estate market, has grown three main components for the first half of this year. According to......

Hapet për publikun gradaçela me mbi 80 mijë bimë, 51 kate dhe 90 mijë m2 sipërfaqe! (FOTOT)
Gjetja e hapësirës për zona të gjelbra është një sfidë në çdo qytet, e sidomos në qytetet më të dendura e të populluara në botë. Në qendër të Singaporit,......

Makinat elektrike, më të lira në Kinë - SHBA dhe Europa tashmë “kërcënohen” nga lindja e largët
Që nga viti 2015, çmimi i makinës elektrike është rritur në Europë dhe SHBA, në ndryshim nga Kina, ku çmimet janë përgjysmuar. Si rezultat, markat kineze janë......

“Ekonomia e Italisë, ngadalësim i fortë në 2023” - Visco: Borxhi publik i lartë. Nuk mund të ndërmarrim politika të gjera lehtësuese
“Në Itali ka një ngadalësim të mprehtë të ekonomisë pas një viti që ishte më i mirë se sa pritej. Këta muaj deri në verë kaluan shumë më mire, pavarësisht......