Zbulimi i jashtëzakonshëm shkencor - Vrimat e zeza mund të furnizojnë Tokën me energji elektrike?

Në një hulumtim të kohëve të fundit, dy shkencëtarë kinezë të Universitetit Tianjin, në Kinë, propozojnë një burim të ri energjie shumë jokonvencional: vrimat e zeza primordiale. Ndryshe nga vrimat e zeza të njohura zakonisht me masë yjore, këto entitete të vogla, të formuara teorikisht nga mbidensiteti në plazmën fillestare pas Big Bang-ut, mund të jenë vendimtare për nevojat e botës sonë për energji.
Duke marrë parasysh faktin se një vrimë e zezë ka një forcë gravitacionale jashtëzakonisht të fortë, lind një pyetje interesante: duke e parë atë teorikisht, a mund të përdorim forcën gravitacionale të vrimave të zeza për të prodhuar energji elektrike, d.m.th. a duhet t'i përdorim vrimat e zeza si bateri? Shkencëtarët kinezë Mai dhe Yang pyesin në studimin e tyre, duke sugjeruar përdorimin e mundshëm të një vrime të zezë Schwarzschild - një vrimë e zezë që nuk ka ngarkesë elektrike, si një bateri e ringarkueshme.
Megjithatë, ata pranojnë se ka edhe një sfidë në formën e rrezatimit Hawking, të emetuar nga vrimat e vogla të zeza. Pavarësisht nga kjo pengesë, llogaritjet e tyre zbulojnë se një vrimë e tillë e zezë brenda një diapazoni të caktuar masiv mund të rimbushet për të prodhuar energji elektrike, me një normë efikasiteti maksimal prej 25 %.
Në afërsi të një vrime të zezë primordiale, 25 % e masës së një grimce alfa të prodhuar nga zbërthimi radioaktiv mund të shndërrohet në energji kinetike, shpjegojnë Mai dhe Yang, duke barazuar efektin e këtyre vrimave të zeza me atë të një reaktori bërthamor.
Megjithëse testimi i konceptit të tyre mbetet jopraktik dhe aktualisht përtej mundësive tona teknologjike, shkencëtarët kinezë propozojnë një ide joshëse – që vrimat e zeza në miniaturë mund të ekzistojnë brenda intervalit masiv të propozuar për materien e errët. Nëse konfirmohet, kjo hap derën për një skenar intrigues, përkatësisht përdorimin e një prej formave më enigmatike të materies në univers për të fuqizuar pajisjet e përditshme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Studentët shqiptarë në Amerikë - Kryesojmë rajonin me 1.087 të rinj që studiojnë në SHBA, rreth 4.3% më shumë të diplomuar se vjet
Shqipëria vitet e fundit është presionuar nga emigracioni i lartë dhe ndikimi që ka patur në ekonomi apo në tregues social të ndryshëm. 'Scan Intel' këtë herë......

Masa për bizneset që “vjedhin” emrin e subjekteve të tjera - Pr.ligji/ Si llogaritet dëmi i shkaktuar dhe çfarë ndodh me produktet e kopjuara
Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik një projektligj të dedikuar vetëm për markat tregtare, duke synuar të përcaktojë rregulla më të qarta për......

Javë “dramatike” për euron, leku forcohet me ritme rekord - Monedha europiane e mbylli javën 101.17 lekë. “Tërhoqi me vete” edhe valutat e tjera
Java që sapo u mbyll, mund të quhet me plot gojën dramatike për kursin e këmbimit në vend, me euron që vijoi tendencën zhvleftësuese rekord, por duke “tërhequr......

Kina ndërton një qendër nënujore të dhënash - Me fuqinë e 6 milionë kompjuterëve. Do të kursehen 122 milionë kilovatorë energji
Kina po ndërton qendra të mëdha të dhënash nën ujë, me të cilat planifikon të kursejë 122 milionë kilovat orë energji elektrike dhe hapësira sa pothuajse 10......

Energjisë globale i duhet një transformim radikal - Shumë njerëz zgjedhin mes ngrënies, apo energjisë elektrike
Sistemi global i energjisë është i padrejtë ndaj konsumatorëve. Shumica e konsumatorëve janë në mëshirën e tregjeve të paqëndrueshme ndërkombëtare të......

Rihapen tenderët për eficiencën e energjisë - Synohet ngritja e databazës së konsumit energjetik dhe monitorimi i planeve sektoriale
Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka rihapur tenderët, që kanë në fokus monitorimin e planeve të detajuara sektoriale, si dhe ndërtimin e databazës për......

Arabia Saudite blen 10% të aeroportit Heathrow - Kompania spanjolle “Ferrovial” shet aksionet pas 17 vitesh
Fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite ka marrë 10% të aksioneve në Heathrow për 1 miliard paund nga kompania spanjolle e infrastrukturës ‘Ferrovial’, e......

Surprizon OPEC+, nuk ul më tej prodhimit - Nafta Brent bie me rreth 4 dollarë, zbret drejt 80 USD për fuçi
Nafta ra ndjeshëm në sesionin e kaluar, për shkak të vendimeve të OPEC+, ndërsa sot po tregtohet e qëndrueshme. Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës dhe......