Studentët shqiptarë në Amerikë - Kryesojmë rajonin me 1.087 të rinj që studiojnë në SHBA, rreth 4.3% më shumë të diplomuar se vjet

Shqipëria vitet e fundit është presionuar nga emigracioni i lartë dhe ndikimi që ka patur në ekonomi apo në tregues social të ndryshëm. 'Scan Intel' këtë herë është ndalur në analizën e të dhënave që lidhen me largimin e studentëve nga Shqipëria drejt SHBA-së me qëllim studimi.
Për këtë analizë janë përpunuar të dhëna nga raporti ‘Opendoors' referuar vitit aktual, pra vitit 2023. Shifrat tregojnë për shpërndarjen e studentëve ndërkombëtarë në universitetet e SHBA-së, sipas origjinës dhe nivelit të studimit. Në këto universitete vihet re një diversitet i lartë i studentëve nga vende të ndryshme të botës mes të cilëve, krahasuar me Ballkanin Perëndimor, studentët shqiptarë janë në numër më të lartë.
Konkretisht, numri i studentëve me origjinë shqiptare që kanë nisur rrugëtimin e tyre akademik në një nga universitetet e SHBA-së është 1,087 për vitin akademik 2022-2023. Sipas statusit, 145 studentë janë të sapo regjistruar, 640 studentë janë në proces studimi, 269 prej tyre janë diplomuar ndërsa 33 të tjerë ende nuk gëzojnë një diplomë.
Gjatë vitit akademik 2022-2023 janë regjistruar 863 studentë nga Serbia, 408 studentë nga Kroacia, 236 studentë nga Bosnje Hercegovina, 209 studentë nga Maqedonia e Veriut, 160 studentë nga Kosova dhe vetëm 132 studentë nga Mali i Zi.
Në një pikëpamje më të gjerë, statistikat tregojnë se 1 milion studentë nga e gjithë bota studiojnë në SHBA. Në listë vendin e parë e gëzon Kina me 289,500 studentë vetëm në vitin 2023, më pas India dhe Korea e Jugut. Nga vendet europiane kryesojnë studentët nga Mbretëria e Bashkuar të cilët në total janë 10,600 studentë.
Studentët shqiptarë që zgjedhin SHBA-në janë në numër më të lartë nga viti në vit. Krahasuar me vitin akademik të mëparshëm pra vitin 2021-2022, konstatohet një rritje me 4.3% e studentëve shqiptarë të diplomuar në këto universitete, ndërkohë që studentët nga vendet e tjera të Ballkanit që diplomohen në këto universitete kanë reflektuar rënie nga -1.7% në -13.3%.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Masa për bizneset që “vjedhin” emrin e subjekteve të tjera - Pr.ligji/ Si llogaritet dëmi i shkaktuar dhe çfarë ndodh me produktet e kopjuara
Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik një projektligj të dedikuar vetëm për markat tregtare, duke synuar të përcaktojë rregulla më të qarta për......

Javë “dramatike” për euron, leku forcohet me ritme rekord - Monedha europiane e mbylli javën 101.17 lekë. “Tërhoqi me vete” edhe valutat e tjera
Java që sapo u mbyll, mund të quhet me plot gojën dramatike për kursin e këmbimit në vend, me euron që vijoi tendencën zhvleftësuese rekord, por duke “tërhequr......

Kina ndërton një qendër nënujore të dhënash - Me fuqinë e 6 milionë kompjuterëve. Do të kursehen 122 milionë kilovatorë energji
Kina po ndërton qendra të mëdha të dhënash nën ujë, me të cilat planifikon të kursejë 122 milionë kilovat orë energji elektrike dhe hapësira sa pothuajse 10......

Energjisë globale i duhet një transformim radikal - Shumë njerëz zgjedhin mes ngrënies, apo energjisë elektrike
Sistemi global i energjisë është i padrejtë ndaj konsumatorëve. Shumica e konsumatorëve janë në mëshirën e tregjeve të paqëndrueshme ndërkombëtare të......

Rihapen tenderët për eficiencën e energjisë - Synohet ngritja e databazës së konsumit energjetik dhe monitorimi i planeve sektoriale
Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka rihapur tenderët, që kanë në fokus monitorimin e planeve të detajuara sektoriale, si dhe ndërtimin e databazës për......

Arabia Saudite blen 10% të aeroportit Heathrow - Kompania spanjolle “Ferrovial” shet aksionet pas 17 vitesh
Fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite ka marrë 10% të aksioneve në Heathrow për 1 miliard paund nga kompania spanjolle e infrastrukturës ‘Ferrovial’, e......

Surprizon OPEC+, nuk ul më tej prodhimit - Nafta Brent bie me rreth 4 dollarë, zbret drejt 80 USD për fuçi
Nafta ra ndjeshëm në sesionin e kaluar, për shkak të vendimeve të OPEC+, ndërsa sot po tregtohet e qëndrueshme. Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës dhe......

Tregu i monedhave, në pritje të Powell - Dollari realizoi humbjet më të mëdha në 1 vit, gjatë nëntorit
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, ndërsa euro ka fituar një pjesë të vogël të humbjeve që realizoi në sesionin e kaluar, pasi të......