Verëbërësit austriakë ndryshojnë rrushin për të përballuar ndryshimet klimatike!

Në brigjet e liqenit Neusiedl shtrihet qyteti Rust, një nga qytetet më tradicionale të verërave në Austri.
Qysh në mesjetë, vreshtarët e Rustit ishin në gjendje të shtrinin një rrjet të dendur tregtar me verërat e tyre deri në Bavari dhe Poloni. Në 1524, mbretëresha hungareze Maria u dha vreshtarëve të Rust privilegjin për të vulosur një "R" të madhe mbi fuçitë e tyre të verës si një mbrojtje të hershme të origjinës.
Efektet e ndryshimeve klimatike po ndikojnë në industri. Për shkak të rritjes së temperaturave, shija e shumë verërave po ndryshon në Austri. Prandaj, disa prodhues të verës po kalojnë tek hardhi të reja.
Për shkak të kohës së vjeljes së hershme gjatë vapës së verës, vera humbet aciditetin dhe është më pak e freskët. Por varieteti relativisht i panjohur i verës së bardhë Furmint po vjen si shpëtim.
Për shkak të ndryshimeve klimatike, gjithnjë e më shumë verëbërës austriakë po i drejtohen rrushit Furmint. Sipërfaqja e saj e kultivimit është trefishuar në tetë vitet e fundit.
Në nivel ndërkombëtar, vera e Austrisë shihet gjithnjë e më shumë si e ndërgjegjshme për mjedisin dhe me cilësi të lartë. Së fundmi, vlera e eksporteve të verës austriake është ngjitur në një nivel të ri.
Sipas ekspertëve të kultivimit të rrushit, vera është në një gjendje përmbysjeje në të gjithë Europën. Deri më tani, në shumë vende të Austrisë ka qenë shumë ftohtë për vreshtarinë. Ndryshimi i klimës tani nënkupton një mundësi për vendin alpin: më shumë sipërfaqe dhe varietete të reja.
Përveç Furmint, prodhuesit e verës kohët e fundit kanë filluar të përdorë një varietet tjetër rezistent ndaj nxehtësisë: Petit Manseng.
Përveç ndryshimeve të varietetit, megjithatë, një tjetër transformim po godet shumë prodhues të verës. Ndryshimet klimatike po shtojnë nevojën për ujitje artificiale.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Dita botërore e ambientit - Tre rregullat për të mos u “mbytur” nga plastika
Të veprohet, menjëherë, për të mos u mbytur nga plastika. Kësaj emergjence i dedikohet dita e ambientit e cila festohet në të gjithë botën me dhjetëra emijëra......

100 mijë dollarë në vit janë pak për amerikanët - Në varësi të vendit ku jetojnë dhe taksave për t’u paguar
Për shumë amerikanë, një pagë vjetore prej 100 mijë dollarësh duket si një simbol i suksesit, por është relative dhe gjithçka varet nga vendi ku......

Europa po lufton me një situatë të pasigurt të ujit përpara një vere tjetër të shkatërruar nga thatësira!
Politikëbërësit europianë po luftojnë për të trajtuar një krizë në rritje të ujit përpara asaj që studiuesit kanë frikë se mund të jetë një verë tjetër......

OPEC+ redukton prodhimin në korrik - Arsyeja, çmimet e larta të naftës dhe teprica e ofertës
Arabia Saudite do të bëjë reduktime të forta të prodhimit në korrik, si pjesë e një marrëveshjeje të OPEC+ për kufizimin e prodhimit, pasi grupi përballet me......

IATA paralajmëron: Turbulenca në udhëtimet ajrore si pasojë e problemeve të zinxhirit të furnizimit!
Udhëtimi ajror do të ndikohet nga çështjet "shumë frustruese" të zinxhirit të furnizimit këtë vit, sipas Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës......

Britania, 1.600 paund/muaj të ardhura bazë - Testi do të nisë në dy qytete për të parë pasojat mendore dhe fizike
Të ardhura bazë universale prej 1600 paund në muaj do të provohen në Angli për herë të parë në një projekt pilot. Tridhjetë persona do të paguhen pa kushte me......

FMN “skanon” kreditimin në SHBA - “Nuk ka ngadalësim, por FED duhet të bëjë më shumë”
Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka parë ende mjaftueshëm banka që tërhiqen nga kreditimi, gjë që do të bënte që Rezerva Federale e SHBA të ndryshojë kursin me......

Nafta rritet drejt 77 USD për fuçi - Arabia Saudite vendos të ulë vullnetarisht prodhimin me 1 mln fuçi në ditë
Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pas vendimit të Arabisë Saudite për të ulur prodhimin edhe me 1 milion fuçi naftë në ditë. Në takimin e së......