Bota Postuar më 5 Qershor 2023, 11:31

Dita botërore e ambientit - Tre rregullat për të mos u “mbytur” nga plastika

Nga SCAN TV
Dita botërore e ambientit - Tre rregullat për të mos u

Të veprohet, menjëherë, për të mos u mbytur nga plastika. Kësaj emergjence i dedikohet dita e ambientit e cila festohet në të gjithë botën me dhjetëra  emijëra iniciativa por me një slogan të përbashkët: Të eliminohet ndotja nga plastika. Por dhe me tre fjalë kyçe: ripërdorim, riciklim dhe riorientim.

Dita, e vendosur nga OKB në 5 qershor, këtë vit shënon edicionin e 50-të dhe në përfundim të një mbledhjeje të gjatë u përmbyll dhe komiteti ndërkombëtar i negociimit i OKB – së në të cilin morën pjesë 175 vende duke miratuar realizimin e një projektligji për heqjen nga qarkullimi  të plastikës. Ky propozim do të diskuthet në muajin nëntor në Nairobi me objektivin përfundimtar për një marrëveshje të nënshkruar brenda 2024-ës.

Çdo vit njerëzimi prodhon rreth 430 milionë ton plastikë, gjysma e të cilës përdoret vetëm një herë. Nga e gjithë kjo sasi më pak se 10% riciklohet. Sipas OKB – së cdo vit 19 – 23 milion ton plastikë përfundojnë më liqene, lumenj dje dete: pothuajse sa pesha e 2.200 kullave Eiffel së bashku.

Mikroplastika me diametër deri në 5 milimetra, depërton dhe në ushqime, ujë dhe ajër, dhe çdo person duket se konsumon më shumë se 50 mijë grimca plastike në vit: shumë më tepër kur merret parasysh thithja.

Ndotja nga plastika mund të reduktohet me 80% deri në vitin 2040 nëse vendet dhe kompanitë zbatojnë ndryshime të thella politike dhe të tregut duke përdorur teknologjitë ekzistuese. Sipas raporteve më të fundit zgjidhja bazohet në 3 R: ripërdorimi – do të rezultonte në një ulje prej 30% të ndotjes gjatë 17 viteve të ardhshme, riciklimi - për 20% më pak dhe deri në 50% duke eliminuar subvencionet për lëndët djegëse fosile dhe duke forcuar udhëzimet për të përmirësuar riciklimin dhe ridrejtimi i prodhimit - 17% më pak duke përdorur materiale alternative.

Kjo do të sillte dhe kursime direkte dhe indirekte prej rreth 4.5 trilionë dollarësh dhe një rritje neto prej 700 mijë vende pune deri në vitin 2040. Kostot për ndryshimet e rekomanduara janë të konsiderueshme, por më pak se ato që do të shpenzoheshin në mungesë të ndryshimit sistematik: 65 miliardë dollarë në vit krahasuar me 113 miliardë dollarë çdo vit. Shuma në lojë është e lartë: prodhimi vjetor i plastikës është më shumë se dyfishuar në 20 vjet në 460 milion ton. Mund të trefishohet deri në vitin 2060 nëse nuk ndërhyet menjëherë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat