Vendi që fitoi “lojën” e taksave tani po “noton” në para’ - Në 8 vitet e fundit, të ardhurat tatimore të Irlandës janë trefishuar

Vende të tilla si Arabia Saudite, Norvegjia dhe Kili kanë krijuar prej vitesh fondet e tyre të pasurisë sovrane. Qëllimi është të lënë mënjanë disa nga paratë që fitojnë nga eksporti i mallrave, si nafta ose metalet, për t'i përdorur në të ardhmen kur prodhimi, ose çmimet mund të kenë rënë. Tani, edhe Irlanda ka fondin e saj sovran, por origjina e parave të saj është më e pazakontë dhe e diskutueshme. Me ndihmën e kompanive më të mëdha amerikane të teknologjisë dhe ilaçeve, të cilat përfitojnë nga regjimi i taksave të ulëta të Irlandës, vendi me 5 milionë banorë po “noton” në para.
Gjatë 8 viteve të fundit, të ardhurat nga taksat janë trefishuar, duke arritur në 22.6 miliardë euro vitin e kaluar, duke e lënë qeverinë me një suficit prej 8 miliardë euro, ndërsa shumë qeveri të tjera luftojnë për të reduktuar deficitet dhe borxhet e lëna pas nga pandemia e koronavirusit.
Problemi për qeverinë irlandeze është se ajo nuk mund të parashikojë se sa do të jenë të ardhurat nga taksat e biznesit nga viti në vit ose për sa kohë këto biznese do të vazhdojnë të kalojnë disa nga shitjet e tyre jashtë vendit. Kjo është arsyeja pse vendosi të lërë mënjanë një pjesë të këtyre të ardhurave për të ardhmen, duke krijuar Fondin “Future Ireland”, i cili pritet të mbledhë 100 miliardë euro nga mesi i dekadës së ardhshme. Fondi i ri shtetëror do të ndihmojë në mbulimin e kostove në rritje në sektorin e shëndetësisë ndërsa popullsia irlandeze plaket, pasi vendi do të përballet me një nga problemet më të mëdha demografike në Europë në dekadat e ardhshme.
Qeveria synon të transferojë 0.8% të PBB-së vjetore në fondin e ri çdo vit nga viti 2024 në 2035 - ën. Për vitin 2024, kjo arrin në 4.3 miliardë euro, me 4 miliardë euro të tjera për të hyrë në fond nga një fond tjetër kursimi që do të mbyllet.
Irlanda u bë një magnet për biznesin amerikan kur uli normën e taksave nga 40% në 12.5% në fund të viteve 1990. Gjithashtu u ofron këtyre bizneseve një fuqi punëtore të arsimuar dhe një mënyrë për të hyrë në Bashkimin Europian pa ngarkuar tarifa. Që nga viti i kaluar, kishte 950 kompani amerikane që operonin në Irlandë, duke përfshirë Apple, Meta, Google, Amazon dhe Pfizer, duke punësuar pothuajse 10% të fuqisë punëtore totale të vendit.
Zhvendosja e biznesit të huaj në Irlandë u përshpejtua pas vitit 2015, kur ndryshimet në rregullat ndërkombëtare të taksave çuan disa kompani amerikane të transferojnë pronë intelektuale me vlerë qindra miliarda dollarë - si patentat dhe kërkimet - në vend. Në këtë mënyrë, disa kompani, veçanërisht në sektorin e teknologjisë, mund të regjistrojnë fitimet e tyre në Irlandë, edhe nëse produkti i tyre prodhohet dhe konsumohet jashtë vendit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kreditimi në Kosovë, me “frena dore” - Në janar-qershor, më e ulëta se një vit më parë. Norma mesatare, 6,5%
Aktiviteti kreditues në Kosovë shënoi rritje vjetore prej 14.5% në gjysmën e parë të vitit, që përkon me shkallë më të ulët të rritjes krahasuar me një vit më......

2022, viti i artë për industrinë financiare - Fitimet e bankave u rritën me 280 miliardë dollarë
Fitimet më të mëdha që nga kriza financiare ndërkombëtare e vitit 2008 e më pas janë marrë nga bankat në 2022 - shin, sipas të dhënave të kompanisë së......

“Sëmundja” e vërtetë e ekonomisë së Gjermanisë - Shkaqet rrënjësore lidhen me karakteristikat specifike të modelit të biznesit
Revista ‘The Economist’ për herë të dytë në 24 vitet e fundit diagnostikon se Gjermania është “pacientja e Europës”. Hera e parë ishte në vitin 1999, kur vendi......

Kancelari Scholz, të hënën në Tiranë – Në fokus, Procesi i Berlinit, Kosova dhe Serbia!
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë të hënën për një vizitë të shkurtër në Tiranë, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, të......

Mjedisi dhe biznesi, Zëvëndëskryeministrja Balluku dhe ministrja Kumbaro, tryezë me prodhuesit shqiptarë
Zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro......

Pse bizneset në këtë vend të BE-së festojnë dështimin në tetor?!
Finlanda është tani shtëpia e më shumë se 3,800 startup-eve, me një vlerë të kombinuar të ndërmarrjes prej 48.2 miliardë euro vetëm vitin e kaluar. Në botën e......

Nafta rritet me mbi 4 USD për fuçi - SHBA vendos sanksione ndaj 2 kompanive që transportonin naftë ruse
Nafta është rritur me mbi 4% në sesionin e sotëm, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj eksporteve të naftës ruse, duke......

Ari publikon fitimet më të mëdha në 7 muaj - Mbështetet nga rritja e kërkesës së investitorëve për asete të sigurta
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të realizojë fitimet më të mëdha në 7 muajt e fundit, pasi tensionet në Lindjen e Mesme dhe......