Kancelari Scholz, të hënën në Tiranë – Në fokus, Procesi i Berlinit, Kosova dhe Serbia!

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë të hënën për një vizitë të shkurtër në Tiranë, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, të premten, 13.10.23, në konferencën e shtypit të qeverisë gjermane, në Berlin. Scholz do të marrë pjesë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet për herë të parë në një vend jashtë Bashkimit Europian. Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2014 për të mbështetur integrimin në BE të gjashte vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.
Përveç kancelarit Scholz në takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel. Samiti i mëparshëm i Procesit të Berlinit u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar në Berlin. Aty u festua si arritje e madhe nënshkrimi i tre marrëveshjeve të lëvizshmërisë. Deri tani ato nuk janë implementuar, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Marrëveshjet e lëvizshmërisë do të ishin një hap i rëndësishëm përpara për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, në kuadër të të cilit deri tani është arritur vetëm ulja e tarifave roaming. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, temë tjetër është edhe transformimi ekologjik dhe digjitalizimi.
Hebestreit tha se Scholz do të kërkojë kontakt edhe me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, siç e bëri në Granadë, të Spanjës, në takimin e Komunitetit Politik Evropian. Nëse në takimin e Tiranës do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kjo nuk dihet ende, u tha në Belin.
Pas sulmit terrorist të Banjskës, diferencat mes Kosovës dhe Serbisë janë thelluar edhe më shumë. Kosova, edhe pse e përkrah nismën e Procesit të Berlinit, pret nga takimi që të mbahet një qëndrim i qartë ndaj Serbisë. Në takimin përgatitor të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit, i cili u mbajt të premten e kaluar në Tiranë, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç nuk pranoi të dilte në një fotografi të përbashkët, ku në sfond të ishte flamuri i Kosovës.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha në takim se rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është e mundur vetëm së bashku, dhe duke njohur dhe respektuar integritetin territorial. Ajo mund të bëhet vetëm kur e kupton se siguria është reciproke.
Edhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i tha DW në një intervistë ekskluzive se tensione të tilla si ai Banjskës, më 24 shtator, nuk duhet të përsëriten më dhe se janë toksike për të gjithë rajonin. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Mjedisi dhe biznesi, Zëvëndëskryeministrja Balluku dhe ministrja Kumbaro, tryezë me prodhuesit shqiptarë
Zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro......

Pse bizneset në këtë vend të BE-së festojnë dështimin në tetor?!
Finlanda është tani shtëpia e më shumë se 3,800 startup-eve, me një vlerë të kombinuar të ndërmarrjes prej 48.2 miliardë euro vetëm vitin e kaluar. Në botën e......

Nafta rritet me mbi 4 USD për fuçi - SHBA vendos sanksione ndaj 2 kompanive që transportonin naftë ruse
Nafta është rritur me mbi 4% në sesionin e sotëm, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj eksporteve të naftës ruse, duke......

Ari publikon fitimet më të mëdha në 7 muaj - Mbështetet nga rritja e kërkesës së investitorëve për asete të sigurta
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të realizojë fitimet më të mëdha në 7 muajt e fundit, pasi tensionet në Lindjen e Mesme dhe......

Bitcoin, humbje javore prej rreth 3.5% - Ndikohet nga lufta mes Izraelin dhe Hamasit
Bitcoin ka humbur rreth 3.5% të vlerës gjatë kësaj jave dhe po tregtohet poshtë 27 mijë dollarëve në sesionin e sotëm. Edhe ethereum është në rënie dhe po......

Inflacioni në rritje rrëzon bursat - Por, pritet të publikojnë fitimet më të mëdha javore që nga korriku
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin, pasi humori i investitorëve është dobësuar nga raporti mbi inflacionin në SHBA që u publikua të enjten.......

Dollari kthen pjesërisht fitimet - Të enjten rritet me mbi 0.8%, mbështetet nga inflacioni
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, një ditë pasi realizoi fitimet më të mëdha që nga marsi i këtij viti. Rritja e inflacionit......

FED ka një punë të vështirë me inflacionin - Ulja e kostove të strehimit dhe të shërbimeve, objektivat kryesorë
Në teori, sjellja e inflacionit pranë objektivit prej 2% nga një bankë qendrore nuk tingëllon tmerrësisht i vështirë. Fajtorët kryesorë aktualisht lidhen me......