Bota Postuar më 13 Tetor 2023, 20:12

Ari publikon fitimet më të mëdha në 7 muaj - Mbështetet nga rritja e kërkesës së investitorëve për asete të sigurta

Nga SCAN TV
Ari publikon fitimet më të mëdha në 7 muaj - Mbështetet

Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të realizojë fitimet më të mëdha në 7 muajt e fundit, pasi tensionet në Lindjen e Mesme dhe pritshmëritë se normat e interesit në SHBA mund të kenë arritur kulmin, kanë rritur kërkesën për metalin e çmuar. Ari po tregtohet në rreth 1880 dollarë për onz, argjendi po tregtohet në rreth 22.3 dollarë për onz, ndërsa platini po qëndron në rreth 865 dollarë për onz.

Përpara publikimit të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, ari u ngjit në nivelin më të lartë në 2 javët e fundit, i mbështetur kryesisht nga komentet e zyrtarëve të Rezervës Federale, se normat e interesit mund të mos rriten.

Edhe shpërthimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit ka rritur oreksin e investitorëve për asete të sigurta. Investitorët vlerësuan gjithashtu të dhënat e fundit të inflacionit në Kinë, që është konsumatori më i madh i arit në botë, të cilat treguan se çmimet e konsumit ranë dhe çmimet në fabrika u tkurrën pak më shpejt se sa pritej në shtator. Sipas analistëve, të dy treguesit sinjalizojnë presione të vazhdueshme deflacioniste.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat