Bitcoin, humbje javore prej rreth 3.5% - Ndikohet nga lufta mes Izraelin dhe Hamasit

Bitcoin ka humbur rreth 3.5% të vlerës gjatë kësaj jave dhe po tregtohet poshtë 27 mijë dollarëve në sesionin e sotëm. Edhe ethereum është në rënie dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 7 muajt e fundit, pranë 1525 dollarë.
Tregu i kriptomonedhave është gjendur nën presion gjatë kësaj jave, për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe mundësive për një rritje të normës bazë të interesit në SHBA.
Analistët deklarojnë se bitcoin po konsolidohet pranë nivelit të 26,800 dollarëve, pasi humbi thuajse të gjitha fitimet e realizuara gjatë tetorit. Indeksi i Çmimeve Konsumatore u rrit me 0.4% me bazë mujore dhe me 3.7% me bazë vjetore, pak më lart se parashikimet e analistëve.
Të shtunën e kaluar, rritja e tensioneve gjeopolitike e vuri nën presion tregun e kriptomonedhave pasi cilësohet si një aset me risk. Ethereum, që është kriptomonedha e dytë më e madhe në botë për nga kapitalizimi në treg, ka prekur nivelin më të ulët në 7 muajt e fundit prej 1525 dollarë. Kjo kriptomonedhë ka humbur rreth 5.6% të vlerës gjatë kësaj jave.
Pavarësisht performancës së dobët, një studim i fundit i kryer nga Marketplace zbuloi se Ether ishte alternativa më e mirë e Bitcoin në 2023, duke udhëhequr rezultatet e kërkimit në mbarë botën me mbi 3.26 milionë kërkime mujore, e ndjekur nga Dogecoin me 1.65 milionë kërkime mujore.
SCAN
Sondazh

Inflacioni në rritje rrëzon bursat - Por, pritet të publikojnë fitimet më të mëdha javore që nga korriku
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin, pasi humori i investitorëve është dobësuar nga raporti mbi inflacionin në SHBA që u publikua të enjten.......

Dollari kthen pjesërisht fitimet - Të enjten rritet me mbi 0.8%, mbështetet nga inflacioni
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, një ditë pasi realizoi fitimet më të mëdha që nga marsi i këtij viti. Rritja e inflacionit......

FED ka një punë të vështirë me inflacionin - Ulja e kostove të strehimit dhe të shërbimeve, objektivat kryesorë
Në teori, sjellja e inflacionit pranë objektivit prej 2% nga një bankë qendrore nuk tingëllon tmerrësisht i vështirë. Fajtorët kryesorë aktualisht lidhen me......

Tre tarifa të reja për bursën e energjisë - ERE nis procedurën. Kërkesa u bë nga ALPEX, do aplikohen për anëtarët
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për rishikimin e tarifave që aplikohen nga Bursa Shqiptrae e Energjisë Elektrike, ALPEX. Hapja e procedurës......

Vendoset taksë e re për tokat pyjore - Nga 0.1%-0.3%, sa do të paguajnë njerëzit në bashki të ndryshme?
Projektligji i ri për pasuritë e paluajtshme përfshin edhe taksimin me metodologjinë e re të tokave pyjore, të cila deri më tani kanë qenë të përjashtuara.......

13 sektorë, “pengojnë rrugën” për në BE - Strategjia/ Eliminim i barrierave tarifore dhe jo tarifore deri në 2030-ën
13 sektorë të ekonomisë përballen me barriera tarifore dhe jo tarifore duke e bërë shumë të vështirë depërtimin e bizneseve shqiptare në tregjet europiane.......

2 miliardë lekë kredi të ristrukturuara në 2023, kryeson ndërtimi - Banka e Shqipërisë: Kryesisht hua në valutë dhe kompanive ndërtuese
Ristrukturimet e kredive dhe fshirjet e kredive të humbura nga bilancet e bankave, kanë vijuar me ritëm mjaft më të ulët këtë vit se vitet e mëparëshme.......

Elbasan-Qafë Thanë, hapet tenderi 23.7 mln euro - FAZA III/ Aksi është pjesë e korridorit VIII, gjatësia 11.26 km
Me një fond limit prej 2.5 mld lekë apo 23.7 mln euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për fazën e tretë të aksit rrugor Elbasan – Qafë Thanë, që......