Shqipëria Postuar më 13 Tetor 2023, 19:32

Mjedisi dhe biznesi, Zëvëndëskryeministrja Balluku dhe ministrja Kumbaro, tryezë me prodhuesit shqiptarë

Nga SCAN TV
Mjedisi dhe biznesi, Zëvëndëskryeministrja Balluku dhe ministrja

Zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan një tryezë diskutimi me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptare. Në këtë tryezë, u diskutua për çështjet mjedisore dhe kërkesat që prodhuesit shqiptarë kanë për këtë sektor.

Prodhuesit propozuan që në procesin e inspektimit, të mos kalohet direkt në penalizimin e bizneseve me gjobë por të ketë si fazë të parë këshillimin.

Hapi i parë i çdo inspektimi duhet të jetë këshillimi. Nëse vendosim këshillimin si hap të parë, ai do të jetë vetëm për të edukuar sipërmarrësin por edhe për të krijuar një ambient komunikimi tjetër me qeverinë” tha Arben Shkodra, sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Gjatë diskutimit, zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku evidentoi se në këto kushte, ku biznesi e ka informacionin e nevojshëm, zgjidhja më e mirë do të ishte sensibilizimi i biznesit.

“Këshillimi do të nevojitej nësë subjekti nuk do të kishte informacion. Nëse ka mungesë informacioni, ne duhet ta shikojmë ndryshe dhe të fillojmë të sensibilizojmë biznesin. Nuk është diçka e çuditshme sepse edhe ligjet që po aplikojmë dhe sensitiviteti mjedisor në Republikën e Shqipërisë është i njëjtë me atë të Bashkimit Europian. Mbase jo të gjithë janë të informuar.

Dhe mund të vijojmë me informimin e bizneseve lidhur me detyrimet që kanë ata ndaj mjedisit apo ndaj ligjeve mjedisore. Këtu po flasim për njësi tregtare e industriale të cilat janë të përgjegjshme dhe kanë marrë përsipër që të kryejnë një aktivitet ku duhen përmbushur disa kërkesa.

Si u ndodh ju kur nuk paguani taksat? Ju këshillojnë apo ju vendosin gjobë? Në rastin e krimit mjedisor, e përmendi edhe ministrja e Mjedisit, kemi restorante që hedhin vajin e përdorur;  duket si bisedë pa sens se ndotja duhet të vijë nga CO2 apo guroret, por JO. Ndotja vjen edhe nga një fast-food që e merr një vaj dhe e hedh në një vend që nuk është për atë  lloj vaji duke krijuar kështu një dëm mjedisor. Duhet këshilluar ky njeriu herën e parë?Ne duhet të bëjmë dhe ta bëjmë sebashku se nuk bëhet vetëm. Dhe duket se dialogu i shtuar kohët e fundit ka  një produkt. Derregullimi është një kërkesë  e kryeministrit Rama, sikurse po bëjmë punë për shkurtimin e afateve tuaja” tha zëvëndëskryeministrja.

Ndërkohë, ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro evidentoi nevojën e thjeshtimit të legjislacionit mjedisor për bizneset, ku përmendi faktin se është fusha me numrin më të lartë të VNM-ve. Ministrja evidentoi se tashmë në proces konsultimi publik është nisma ligjore që redukton nga 20 në 5 numrin e proceseve që biznesi duhet të kalojë për të marrë lejet mjedisore për aktivitetin që ushtron si dhe redukton në 22 ditë afatin e shqyrtimit të tyre.

Kjo tryezë ishte pjesë e një serie diskutimesh të hapur që qeveria ka ndërmarrë me prodhuesit shqiptarë.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat