Nafta rritet me mbi 4 USD për fuçi - SHBA vendos sanksione ndaj 2 kompanive që transportonin naftë ruse

Nafta është rritur me mbi 4% në sesionin e sotëm, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj eksporteve të naftës ruse, duke shtuar shqetësimet për furnizimin e tregut. Nafta Brent e Londrës ka fituar rreth 4% të vlerës dhe është ngjitur në mbi 89 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj dy kompanive të transportit të naftës, pasi kanë shkelur tavanin e çmimeve të vendosur nga G7-a, një mekanizëm i krijuar për të mbajtur nën kontroll flukset e naftës ruse në tregje. “Ky vendim nënvizon angazhimin e Departamentit të Thesarit me partnerët e tij ndërkombëtarë për të reduktuar fitimet e qeverisë ruse nga nafta dhe për të kufizuar makinerinë ruse të luftës”, tha Departamenti amerikan i Thesarit, në një deklaratë.
G7-a, Australia dhe Bashkimi Europian zbatuan një tavan prej 60 dollarë për fuçi për naftën ruse më 5 dhjetor të vitit të kaluar. Vendimi erdhi së bashku me një masë të BE-së dhe Britanisë së Madhe për të vendosur ndalimin e importet detare të naftës së papërpunuar ruse. Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja tha se janë vendosur sanksione ndaj dy pronarëve të anijeve cisternë që transportonin naftë ruse me çmim mbi kufirin e vendosur: njëri në Turqi dhe tjetri në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Tankeri YasaGolden Bosfor, që është në pronësi të Ice Pearl Navigation Corp me bazë në Turqi, thuhet se ka transportuar naftë bruto me çmim mbi 80 dollarë për fuçi. Ndërsa SCF Primorye, e cila është në pronësi të Lumber Marine SA me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, transportonte naftë ruse me çmim mbi 75 dollarë për fuçi nga një port në Rusi, pasi hyri në fuqi mekanizmi i kufirit të çmimit.
SCAN
Sondazh

Ari publikon fitimet më të mëdha në 7 muaj - Mbështetet nga rritja e kërkesës së investitorëve për asete të sigurta
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të realizojë fitimet më të mëdha në 7 muajt e fundit, pasi tensionet në Lindjen e Mesme dhe......

Bitcoin, humbje javore prej rreth 3.5% - Ndikohet nga lufta mes Izraelin dhe Hamasit
Bitcoin ka humbur rreth 3.5% të vlerës gjatë kësaj jave dhe po tregtohet poshtë 27 mijë dollarëve në sesionin e sotëm. Edhe ethereum është në rënie dhe po......

Inflacioni në rritje rrëzon bursat - Por, pritet të publikojnë fitimet më të mëdha javore që nga korriku
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin, pasi humori i investitorëve është dobësuar nga raporti mbi inflacionin në SHBA që u publikua të enjten.......

Dollari kthen pjesërisht fitimet - Të enjten rritet me mbi 0.8%, mbështetet nga inflacioni
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, një ditë pasi realizoi fitimet më të mëdha që nga marsi i këtij viti. Rritja e inflacionit......

FED ka një punë të vështirë me inflacionin - Ulja e kostove të strehimit dhe të shërbimeve, objektivat kryesorë
Në teori, sjellja e inflacionit pranë objektivit prej 2% nga një bankë qendrore nuk tingëllon tmerrësisht i vështirë. Fajtorët kryesorë aktualisht lidhen me......

Tre tarifa të reja për bursën e energjisë - ERE nis procedurën. Kërkesa u bë nga ALPEX, do aplikohen për anëtarët
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për rishikimin e tarifave që aplikohen nga Bursa Shqiptrae e Energjisë Elektrike, ALPEX. Hapja e procedurës......

Vendoset taksë e re për tokat pyjore - Nga 0.1%-0.3%, sa do të paguajnë njerëzit në bashki të ndryshme?
Projektligji i ri për pasuritë e paluajtshme përfshin edhe taksimin me metodologjinë e re të tokave pyjore, të cila deri më tani kanë qenë të përjashtuara.......

13 sektorë, “pengojnë rrugën” për në BE - Strategjia/ Eliminim i barrierave tarifore dhe jo tarifore deri në 2030-ën
13 sektorë të ekonomisë përballen me barriera tarifore dhe jo tarifore duke e bërë shumë të vështirë depërtimin e bizneseve shqiptare në tregjet europiane.......