Kreditimi në Kosovë, me “frena dore” - Në janar-qershor, më e ulëta se një vit më parë. Norma mesatare, 6,5%

Aktiviteti kreditues në Kosovë shënoi rritje vjetore prej 14.5% në gjysmën e parë të vitit, që përkon me shkallë më të ulët të rritjes krahasuar me një vit më parë. Sipas një publikimi të Bankës Qendrore të Kosovës, dinamikat e kreditimit gjatë kësaj periudhe përgjithësisht reflektojnë qasje më të kujdesshme të konsumatorëve në marrjen e borxheve shtesë për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe njëkohësisht, qasje dhe monitorim më të kujdesshëm të bankave në kredidhënie.
Segmenti i korporatave jofinanciare shënoi rritje vjetore të stokut të kredive prej 12.9%, ndërsa, huatë për ekonomitë familjare shënuan rritje vjetore prej 16.8%. Kreditë e reja në gjysmën e parë të vitit 2023 shënuan përgjysmim të shkallës së rritjes në 9%, nga 18.5% rritje në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sektori i ndërmarrjeve u karakterizua me ngadalësim të normës së rritjes vjetore të kredive të reja, ndërsa ai i ekonomive familjare shënoi rritje të përshpejtuar krahasuar me vitin paraprak.
Në kuadër të kredive për korporatat jo financiare, sektori i tregtisë është më i kredituari ndër vite, pasuar nga ai i prodhimit dhe ndërtimit, të cilët janë zgjeruar gradualisht në vitet e fundit duke rritur pjesëmarrjen në totalin e huave të bankave.
Në qershor të këtij viti, norma e interesit në kredi arriti në 6.5%, kundrejt 6% në qershor 2022. Norma mesatare e interesit në kredi ndaj korporatave jofinanciare në qershor 2023 qëndroi në 6.8%, për 0.7 pikë përqindje më e lartë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. Norma më të favorshme të interesit në kredi u ofruan për sektorin e industrisë (6.4%), ndërsa norma më e lartë mesatare e interesit ishte për sektorin e bujqësisë prej 6.8%.
Norma mesatare e interesit në kredi ndaj ekonomive familjare arriti në 6.1%, për 0.2 pikë përqindje më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Normat më të favorshme të interesit janë aplikuar për kreditë hipotekare në mesatare prej 5.4 përqind, duke qenë se konsiderohen me rrezik më të ulët. Kurse, kreditë konsumatore vazhdojnë të kenë norma më të larta të interesit prej mesatarisht 6.3%.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

2022, viti i artë për industrinë financiare - Fitimet e bankave u rritën me 280 miliardë dollarë
Fitimet më të mëdha që nga kriza financiare ndërkombëtare e vitit 2008 e më pas janë marrë nga bankat në 2022 - shin, sipas të dhënave të kompanisë së......

“Sëmundja” e vërtetë e ekonomisë së Gjermanisë - Shkaqet rrënjësore lidhen me karakteristikat specifike të modelit të biznesit
Revista ‘The Economist’ për herë të dytë në 24 vitet e fundit diagnostikon se Gjermania është “pacientja e Europës”. Hera e parë ishte në vitin 1999, kur vendi......

Kancelari Scholz, të hënën në Tiranë – Në fokus, Procesi i Berlinit, Kosova dhe Serbia!
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë të hënën për një vizitë të shkurtër në Tiranë, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, të......

Mjedisi dhe biznesi, Zëvëndëskryeministrja Balluku dhe ministrja Kumbaro, tryezë me prodhuesit shqiptarë
Zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro......

Pse bizneset në këtë vend të BE-së festojnë dështimin në tetor?!
Finlanda është tani shtëpia e më shumë se 3,800 startup-eve, me një vlerë të kombinuar të ndërmarrjes prej 48.2 miliardë euro vetëm vitin e kaluar. Në botën e......

Nafta rritet me mbi 4 USD për fuçi - SHBA vendos sanksione ndaj 2 kompanive që transportonin naftë ruse
Nafta është rritur me mbi 4% në sesionin e sotëm, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj eksporteve të naftës ruse, duke......

Ari publikon fitimet më të mëdha në 7 muaj - Mbështetet nga rritja e kërkesës së investitorëve për asete të sigurta
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të realizojë fitimet më të mëdha në 7 muajt e fundit, pasi tensionet në Lindjen e Mesme dhe......

Bitcoin, humbje javore prej rreth 3.5% - Ndikohet nga lufta mes Izraelin dhe Hamasit
Bitcoin ka humbur rreth 3.5% të vlerës gjatë kësaj jave dhe po tregtohet poshtë 27 mijë dollarëve në sesionin e sotëm. Edhe ethereum është në rënie dhe po......