Vendet europiane rrisin kufirin e shpejtësisë në autostradë - Italia dhe Çekia lejojnë deri në 150 km në orë

Dy vende europiane po shqyrtojnë rritjen e shpejtësisë maksimale të lejuar në autostrada dhe rrugët lidhëse.
Çekia dhe Italia në fakt propozojnë rritjen e shpejtësisë maksimale të lejuar deri në 150 km/h. Më afër këtij hapi është Republika Çeke, ku masa u miratua qershorin e kaluar me mbështetjen e shumicës së parlamentit: 163 nga 169 deputetë pro, por duhet të presë edhe miratimin në senat.
Nëse miratohet përfundimisht, ndryshimi do të bëhej realitet në janar 2024 dhe do të zbatohej deri në vitin 2026, kur dhe do të vlerësohej se deri në çfarë mase aksidentet e trafikut lidhen me shpejtësinë më të madhe.
Në Itali, propozimi mbërriti këtë pranverë, me argumentin se kufizimet aktuale janë anakronike me fuqinë aktuale të automjeteve dhe motorëve. Njësoj si në Republikën Çeke, nuk do të ishte një kufizim i përgjithshëm, por do t'i referohej seksioneve ose autostradave specifike. Për momentin nuk ka vendime konkrete, por kjo masë është duke u shqyrtuar.
Në 14 shtete të Kontinentit të Vjetër kufiri është 130 km/h dhe në Mesdhe është në fuqi në shumicën e vendeve: Francë, Itali, Greqi etj. Ndërkohë, Spanja dhe Portugalia i qëndrojnë kufirit prej 120 km/h, ndërsa vendet me kufirin më të lartë janë Polonia dhe Bullgaria: 140 km/h.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

SHBA tërheq miliona airbag nga tregu - Po në Europë?
Autoritetet amerikane mund të tërheqin 52 milionë inflatorë airbagë-sh pas aksidenteve vdekjeprurëse. Jastëkët e ajrit po përdoren në miliona automjete nga 11......

Kombet e pasura premtojnë 8.8 miliardë euro për fondin global të klimës së OKB-së!
Çështja e mbështetjes financiare për kombet më të varfra do të luajë një rol të madh gjatë Konferencës së ardhshme të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, COP28.......

Bien çmimet e energjisë për tensionin 35KV - Klientët, të cilët furnizohen nga FMF, “përfitojnë” nga rënia e çmimeve në bursa
Rënia e ndjeshme e çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare ka sjellë efekte pozitive për një kategori abonentësh në Shqipëri. Janë klientët e......

2023 i vështirë, familjet shqiptare shtuan borxhet - Vrojtimi i BSH/ Rritet huamarrja për të mbuluar nevojat për konsum, 37% e totalit të huave
Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë ka nxjerrë në pah se familjet shqiptare janë gjendur në vështirësi ekonomike gjatë këtij viti duke shtuar borxhet dhe rritur......

Çmimet e larta, biznesi rrit fitimet dhe ul borxhet - 58% e kompanive i kanë mbuluar nevojat financiare vetëm me shitjet, pa hua
Biznesi shqiptar po përjeton një situatë mjaft të mirë financiare për shkak të çmimeve të larta. Sipas vrojtimit të kryer nga Banka e Shqipërisë mbi një......

BB projekton rritje ekonomike 3.6 % për këtë vit - Por, ekzistojnë rreziqe nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë
Banka Botërore ka rishikuar në rritje me 0.8% pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023, duke projektuar tashmë 3.6%, nga 2.8% që ishte......

“Kadastra, më problematikja për shërbimet online”. Anketa e Këshillit të Investimeve nxjerr në pah shqetësimet e bizneseve
Një anketë e Këshillit të Investimeve, i kryer gjatë korrikut 2023 dhe i sapo publikuar, lidhur me cilësinë e shërbimeve publike dixhitale sipas këndvështrimit......

Deklarata e Ramës për praninë e KFOR në veri të Kosovës, Abazoviç: Çdo përpjekje e tij shkon për të patur një rajon në paqe
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një prononcim për mediat jashtë ambienteve ku po mban punimet Ministeriali i ministrave të Jashtëm të Procesit......