2023 i vështirë, familjet shqiptare shtuan borxhet - Vrojtimi i BSH/ Rritet huamarrja për të mbuluar nevojat për konsum, 37% e totalit të huave

Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë ka nxjerrë në pah se familjet shqiptare janë gjendur në vështirësi ekonomike gjatë këtij viti duke shtuar borxhet dhe rritur në mënyrë të konsiderueshme edhe varësinë nga emigrantët. Gjatë 6-mujorit të pare në analizë, pjesa më e madhe e familjeve (1055 të përfshira në anketim, ose rreth 45%), vijojnë të deklarojnë të ardhura mujore në nivelin “17-50 mijë lekë”, por kjo peshë ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.
Numri i familjeve që deklarojnë se kanë një ose më shumë hua për të paguar në momentin e intervistimit, pavarësisht llojit, burimit apo vlerës së kësaj huaje, ka rezultuar në 256 familje ose rreth 24% e të përgjigjurve. Kjo peshë ka rezultuar në rënie me 1 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, duke vijuar të mbetet nën mesataren historike të vrojtimit prej rreth 27%.
Qëllimi kryesor i huamarrjes mbetet: “për konsum” në 37% të rasteve të huamarrjes, “për blerjen/riparimin e një prone” në 17% të rasteve dhe për “zhvillim biznesi” në 15% të rasteve. Pesha e rasteve të huamarrjes për “për blerje/riparim prone”, ka shënuar rënie me 3 pikë përqindje në terma gjashtëmujorë dhe me 7 pikë përqindje në terma vjetorë, ndërsa pesha e rasteve për “zhvillim biznesi” ka shënuar rritje me 4 pikë përqindje gjatë periudhës dhe ka mbetur e pandryshuar krahasuar me një vit më parë.
Nga ana tjetër, pesha e rasteve të huamarrjes për “konsum” ka rezultuar në rritje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar (me 1 pikë përqindje) dhe krahasuar me një vit më parë (me 5 pikë përqindje), gjë që mund të jetë ndikuar dhe nga rritja e kostos së jetesës së familjeve për shkak të rritjes së çmimeve në vend. Nga ana tjetër, numri i atyre që sigurojnë të ardhura nga emigracioni ka shënuar një rritje me 17.6% krahasuar me një vit më parë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Çmimet e larta, biznesi rrit fitimet dhe ul borxhet - 58% e kompanive i kanë mbuluar nevojat financiare vetëm me shitjet, pa hua
Biznesi shqiptar po përjeton një situatë mjaft të mirë financiare për shkak të çmimeve të larta. Sipas vrojtimit të kryer nga Banka e Shqipërisë mbi një......

BB projekton rritje ekonomike 3.6 % për këtë vit - Por, ekzistojnë rreziqe nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë
Banka Botërore ka rishikuar në rritje me 0.8% pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023, duke projektuar tashmë 3.6%, nga 2.8% që ishte......

“Kadastra, më problematikja për shërbimet online”. Anketa e Këshillit të Investimeve nxjerr në pah shqetësimet e bizneseve
Një anketë e Këshillit të Investimeve, i kryer gjatë korrikut 2023 dhe i sapo publikuar, lidhur me cilësinë e shërbimeve publike dixhitale sipas këndvështrimit......

Deklarata e Ramës për praninë e KFOR në veri të Kosovës, Abazoviç: Çdo përpjekje e tij shkon për të patur një rajon në paqe
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një prononcim për mediat jashtë ambienteve ku po mban punimet Ministeriali i ministrave të Jashtëm të Procesit......

Rreth 80% e shqiptarëve, pa arsim të lartë - Eurostat: Renditemi në fund të Europës me normën më të lartë për vitin 2022
Sipas shifrave të ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket normës së personave me arsim të lartë.......

Rritja e çmimit të vajit shton “kriminalitetin”! - Policia spanjolle sekuestron 74 ton ullinj të grabitur në Sevilje
Rritja e çmimit të vajit të ullirit po jep pasoja nga më të ndryshmet, ndër të cilat dhe rritjen e kriminalitetit. Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi......

Narges Mohammadi fiton Nobel për Paqen - Aktivistja nga Irani aktualisht ndodhet në burg
Fituesja e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2023 është Narges Mohammadi aktivistja në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Arsyetimi që shoqëroi dhënien e këtij......

Rritja e deficitit të Italisë mund të kërcënojë vlerësimin e saj të kredisë!
Deficitet më të larta buxhetore të Italisë këtë vit dhe vitin e ardhshëm mund ta bëjnë atë të papërshtatshëm për mbështetjen e obligacioneve sipas skemës së......