Shqipëria Postuar më 6 Tetor 2023, 15:22

“Kadastra, më problematikja për shërbimet online”. Anketa e Këshillit të Investimeve nxjerr në pah shqetësimet e bizneseve

Nga SCAN TV
“Kadastra, më problematikja për shërbimet online”.

Një anketë e Këshillit të Investimeve, i kryer gjatë korrikut 2023 dhe i sapo publikuar, lidhur me cilësinë e shërbimeve publike dixhitale sipas këndvështrimit të bizneseve, ka nxjerrë në pah se sipërmarrjet në tërësi janë të kënaqura me ofrimin e shërbimeve online. Këto shërbime, sipas tyre kanë ndikuar në uljen e barrës administrative  dhe praktikat korruptive për shkak të shmangies së kontaktit fizik me administratën publike.

Por, Agjencia Shtetërore e Kadastrës cilësohet si institucioni më problematik për përfitimin e shërbimeve online brenda platformës e-Albania dhe mbështetjes së ofruar në marrjen e shërbimeve. Bizneset vërejnë mungesë të digjitalizimit në nivel vendor, shërbimet elektronike të të cilit konsiderohen në nivel bazik.

Po ashtu,  vlerësohet e-Albania si portal lehtësisht i aksesueshëm por, si elementë më problematikë gjatë përdorimit.

Në anketë thuhet se biznesi është i gatshëm të përdorë pagesat online për përftimin e  shërbimeve elektronike, por problematike mbetet çështja e sigurisë së të  dhënave.

Pavarësisht se mbështetet ofrimi i shërbimeve online, biznesi kërkon rihapje edhe të pikave fizike për përftimin e shërbimeve për arsye të  pamundësisë së përdorimit të platformave online apo edhe mungesës së mbështetjes institucionale.

Nga ana tjetër, pak ditë më parë u zhvillua një takim mes kryeministrit dhe përfaqësuesve të shoqatave të biznesit për derregullimin  ku u njoftua nisja e një procesi diskutimi me sipërmarrjen për lehtësimin e shërbimeve ndaj saj. Në fokus të këtij procesi u theksua  se do të jetë identifikimi i problemeve që has sipërmarrja shqiptare, me qëllim që më pas të bëhen dhe ndërhyrjet e nevojshme ligjore për eleminimin e tyre.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......