Rritja e deficitit të Italisë mund të kërcënojë vlerësimin e saj të kredisë!

Deficitet më të larta buxhetore të Italisë këtë vit dhe vitin e ardhshëm mund ta bëjnë atë të papërshtatshëm për mbështetjen e obligacioneve sipas skemës së fundit të Bankës Qendrore Europiane, e cila do të ishte negative për profilin e kreditit të Romës, tha të premten Scope Ratings. Qeveria e Giorgia Melonit javën e kaluar rriti objektivat e saj të deficitit dhe uli parashikimet e rritjes, duke shkaktuar një rritje të hendekut midis yield-eve të obligacioneve italiane dhe gjermane, i cili të enjten tejkaloi 200 pikë bazë, më i madhi që nga marsi.
"Projeksionet e deficiteve fiskale të vendeve anëtare të BE-së 2024-2025 kanë rëndësi ... ato tregojnë nëse një nga kushtet për pajtueshmërinë e mundshme të Instrumentit të Mbrojtjes së Transmisionit të BQE-së (TPI) me kornizën fiskale të BE-së vazhdon të përmbushet," shkroi agjencia, në një raport të parë nga Reuters. Italia ka parashikuar që deficiti të bjerë në kufirin prej 3% të produktit të brendshëm bruto të Bashkimit Europian vetëm në vitin 2026 dhe praktikisht nuk sheh reduktim të borxhit gjatë periudhës 2023-2026. Përshtatshmëria e letrave me vlerë italiane nën TPI të BQE-së "është një shtytës kryesor i vlerësimit të saj të kreditit BBB+/Stable," tha Scope. Ajo do të rishikojë vlerësimin e saj të borxhit të Italisë më 1 dhjetor.
TPI është një skemë emergjente e krijuar nga BQE për të frenuar rritjet e pajustifikuara të yield-eve të obligacioneve të vendeve. Megjithatë, ajo nuk do të përdoret për të blerë bono të vendeve që bëjnë "gabime politike", tha presidentja e bankës Christine Lagarde pasi u prezantua vitin e kaluar. Më konkretisht, vendet duhet të respektojnë recetat ekonomike të BE-së, të kenë një borxh publik të qëndrueshëm dhe të mos shfaqin zhbalancime makroekonomike. Qeveritë e BE-së po negociojnë për rregullat e reja fiskale që do të futen vitin e ardhshëm pasi ato u pezulluan përkohësisht në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.
Përpara se Scope të realizojë vlerësimin e Italisë në dhjetor, vendi përballet me shqyrtimin e disa agjencive më të mëdha. Nga mesi i tetorit deri në mes të nëntorit, S&P Global, DBRS, Fitch dhe Moody's kanë të gjithë ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës për rishikim në ato që analistët thonë se do të jenë testet kryesore për stabilitetin e yield-eve të obligacioneve italiane.
Muajin e kaluar Thesari Italian rriti vlerësimin e tij për emetimin e borxhit këtë vit për shkak të përkeqësimit të financave të shtetit dhe vonesave në transfertat nga Bashkimi Europian, i vetmi vend i madh i eurozonës që e bën këtë. Scope theksoi gjithashtu rrezikun që BQE do të përshpejtojë përfundimin e blerjes së bonove në kuadër të Programit të Blerjes Emergjente Pandemike (PEPP), i cili deri më tani pritet të vazhdojë të paktën deri në fund të vitit të ardhshëm.
Një mbyllje e hershme e programit do të nënkuptonte që Roma do të duhej të gjente blerës alternativë prej rreth 50 miliardë euro (52.61 miliardë dollarë) letrash me vlerë, rreth 10% e nevojave të saj të parashikuara për financim bruto në vitin 2025, sipas llogaritjeve të Scope. Agjencia tha se pritja e saj ishte që ajo te mbeste e pranueshme për TPI, Italia do t'i përmbahej një axhende reformash dhe konsolidimi gradual fiskal gjatë viteve të ardhshme. Megjithatë, rreziku është në rritje për deficitet fiskale pak më të gjera dhe të vazhdueshme dhe vonesa të mëtejshme në reformat e nevojshme për të siguruar transferimin nga Komisioni Europian të miliarda eurove të fondeve të rimëkëmbjes së pandemisë së BE-së.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Makina elektrike që thyen rekord: Mbi 2500 km autonomi!
2,574 km me një karikim të vetëm: ky është rezultati i jashtëzakonshëm i një ekipi studentësh gjermanë me makinën e tyre elektrike revolucionare, e cila theu......

Shefja e FMN-së këmbëngul: Reformat strukturore gjermane “janë një domosdoshmëri”!
Reformat strukturore në Gjermani janë të nevojshme duke pasur parasysh erërat aktuale ekonomike globale, tha Drejtoresha Administrative e Fondit Monetar......

Publikohet për herë të parë/ Kush ishin 1500 shqiptarët që blenë aksionet e Bankës Kombëtare në vitin 1925 (Emrat)
Autor: Kreshnik KUÇAJ *Marrë nga emisioni 'DOSJA E' në SCAN Me 15 mars të vitit 1925 u nënshkrua akti themeltar i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, si......

Një tjetër minierë e ‘arit të bardhë’ – Një lider i ri i prodhimit të litiumit del në skenë!
Vendi mendohet të jetë në rrugën e duhur për t'u përshtatur dhe potencialisht madje edhe për të kaluar Kilin fqinj si prodhuesi kryesor i litiumit në Amerikën......

Mete në Këshillin e Investimeve: Bizneset të marrin pjesë aktive në konsultimet për projektbuxhetin 2024 dhe paketën fiskale!
Këshilli i Investimeve zhvilloi mbledhjen e tij të radhës nën drejtimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, me temë diskutimi “Për Përmirësimin......

Qeveria ruse ka hequr një pjesë të madhe të kufizimeve të eksporteve të saja të naftës!
Qeveria e Rusisë tha të premten se kishte tërhequr një ndalim për eksportet e naftës që dërgoheshin në portet detare nëpërmjet tubacioneve, duke hequr një......

Përfundon takimi i 10-të i Komitetit të Përbashkët për Ripranimet, BE-Shqipëri – Konkluzionet!
Ministria e Brendshme ka bërë me dije se ka përfunduar në Bruksel, Belgjikë takimi i 10-të i Komitetit të Përbashkët për Ripranimet, midis Bashkimit Europiane......

Mbi 100 mijë euro për të blerë një automjet! - Zyrtarisht Singapori, vendi më i kushtueshëm në botë
Singapori është zyrtarisht vendi që renditet i pari në botë ku është më e shtrenjtë të posedosh një automjet. Konfirmimi vjen nga ankandi i fundit për dhënien......