Mbi 100 mijë euro për të blerë një automjet! - Zyrtarisht Singapori, vendi më i kushtueshëm në botë

Singapori është zyrtarisht vendi që renditet i pari në botë ku është më e shtrenjtë të posedosh një automjet. Konfirmimi vjen nga ankandi i fundit për dhënien e Certifikatave të të Drejtave, dokumentet thelbësore për blerjen e një makine, që theu çdo rekord. Kostoja e certifikatave të kategorisë E – ajo e vlefshme për automjetet me çdo kapacitet motorrik – ka arritur shifrën rekord prej 105 mijë euro.
Për më tepër, rritja e çmimit nuk ndikon vetëm në segmentin e automjeteve luksoze. Certifikata për një makinë me një vëllim prej 130 kuaj fuqi, ka arritur mbi 101 mijë euro. Rezultati është se, duke marrë parasysh edhe taksat dhe kostot e regjistrimit, një automjet si Toyota Camry hibrid sot do të kushtonte mbi 174 mijë euro, ndërsa në vendet e BE-së kushton rreth 27 mijë euro.
Në rritjen e çmimeve, si në kategoritë e tjera të produkteve, ndikon edhe rikthimi pas Covid. Gjatë pandemisë, kur aktiviteti ekonomik ishte pothuajse i ndaluar, çmimet kishin rënë. Sot për automjetet me kapacitet të mesëm të lartë ato janë katërfishuar në krahasim me vitin 2020, aq sa kanë shtyrë disa pronarë të nxjerrin në shitje certifikatën e tyre, e cila zgjat për dhjetë vjet.
Singapori, një qytet-shtet me 5.9 milionë banorë i qeverisur nga e njëjta parti dhe familje për më shumë se gjashtë dekada, është mjaft kompakt dhe për të shkuar nga njëra anë në tjetrën të vendit mjafton më pak se një orë. Gjithashtu, numri i automjeteve në qarkullim mbahet artificialisht i ulët në rreth 950 mijë njësi, falë sistemit të certifikatave, në fuqi që nga viti 1990. Numri i certifikatave të nxjerra në ankand varet nga sasia e automjeteve që përfshihen.
Për fat të mirë për 5 nga 6 banorët që nuk zotërojnë një automjet, qeveria nuk është kufizuar në dekurajimin e blerjes së tyre. Vitin e kaluar ajo njoftoi investime të reja në rrjetin e transportit publik hekurudhor për një total prej 60 miliardë dollarësh në 10 vitet e ardhshëm.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Strategjia e re e Perëndimit për shkëputjen nga Kina - Investimet transferohen diku tjetër, prodhim vetëm për konsum të brendshëm
Kompanitë perëndimore po ndërmarrin iniciativa për shkëputjen e tyre të rregullt nga ekonomia kineze. Në sfondin e rritjes së tensioneve tregtare dhe......

Firence nuk lejon më qiratë një ditore! - Të huajt nuk do kenë asnjë mundësi për apartamente të lira
Firence, një nga destinacionet turistike më të njohura në botë, ka ndaluar dhënien me qira të apartamenteve të reja afatshkurtra në qendrën historike të......

Apeli i CEO së Airbnb: Ulni çmimet! - Objektivi, konkurrencë më e fortë me hotelet
Drejtori Ekzekutiv i Airbnb, Brian Chesky u ka bërë thirrje pronarëve të banesave që të ulin çmimet për strehimin me qira afatshkurtër, duke argumentuar se ky......

Ministrat e Jashtëm të BP në Tiranë – Fokus: Tregu i përbashkët rajonal dhe jo vetëm!
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit do të zhvillojnë sot më 6 tetor një takim përgatitor në Tiranë......

Banka Botërore ngre parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023: Projekton 3.6%!
Banka Botërore ka bërë me dije se ka rishikuar në rritje me 0.8% pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023, duke projektuar tashmë 3.6%,......

Java mbyllet negativisht për valutat e huaja - Dollari, Euro dhe Franga regjistrojnë humbje!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 99.8 lekë dhe është shitur me 101 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Eurodeputeti holandez Hoekstra: BE-ja do të nxisë taksën globale për lëndët djegëse fosile
Wopke Hoekstra, i nominuari për Komisionerin e ri Evropian për Veprimin për Klimën, ka propozuar taksimin e karburanteve fosile në shkallë globale. Në një......

Emigrantë në Greqi dhe Itali, ja si mund ta përfitoni pensionin. Zëvëndësministrja e Financave dhe Ekonomisë Olta Manjani e shpjegon në 'Ekopuls'
Të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi dhe Itali kanë një mundësi reale për të përfituar pensionin kur e mbushin moshën. Një skemë efikase për këtë e shpjegoi......