Apeli i CEO së Airbnb: Ulni çmimet! - Objektivi, konkurrencë më e fortë me hotelet

Drejtori Ekzekutiv i Airbnb, Brian Chesky u ka bërë thirrje pronarëve të banesave që të ulin çmimet për strehimin me qira afatshkurtër, duke argumentuar se ky është avantazhi i tyre konkurrues. Sipas tij, objektivi është që çmimet të lëvizin dhe të jenë më konkurrues me hotelet, pasi kjo është shumë e rëndësishme veçanërisht në tregjet ku industria e hotelerisë është shumë e fortë.
Chesky po përpiqet të bindë disa pronarë banesash që operojnë në këtë sektor që të zvogëlojnë fitimet e tyre në mënyrë që të forcojnë avantazhin konkurrues të platformës në tërësi. Ai madje pohoi se kur ata japin oferta më të mira, priren të fitojnë më shumë para. Natyrisht, ai theksoi se çmimet e hoteleve janë rritur me 10% vitin e fundit, ndërsa çmimet për akomodimin me një dhomë në Airbnb kanë rënë me 1% në të njëjtën periudhë.
Një zgjidhje që ai sugjeroi për pritësir ishte krahasimi i çmimeve me akomodimet dhe hotelet e tjera në zonën e tyre. Chesky sqaroi se sektori ofron mjete për pritësit që të krahasojnë çmimet e pronave të tyre me të tjerët në lagjet e tyre dhe ndërsa nuk ka ende një mjet krahasimi hotelesh, ata inkurajohen që të shohin çmimet e hoteleve në zonën e tyre, vetëm për të kuptuar çfarë po ndodh dhe ofertat që udhëtarët marrin në platforma të tjera.
Ai theksoi se sektori i Airbnb ka nevojë për rregulla, duke iu referuar ndër të tjera çmimeve, fshehjes së çmimit total të akomodimeve të ofruara, si dhe akomodimeve të rreme që ekzistojnë në platformë.
Deklaratat e Chesky vijnë pas një viti performancë ‘të përzier’ për Airbnb. Edhe pse viti 2022 ishte viti i parë i përfitimit për kompaninë, kishte shqetësime se fundi i epokës së qirave afatshkurtra po afrohej, pasi mikpritësit u ankuan për rezervime të reduktuara, konkurrencë të fortë dhe tkurrje të të ardhurave. Kjo është pjesërisht për shkak të rritjes së akomodimit në dispozicion pas heqjes së masave shëndetësore, kur pati një kërkesë shpërthyese për udhëtime.
Ky dhe viti i ardhshëm mund të jenë edhe më konkurrues për nikoqirët. Parashikimet tregojnë se zënia me qira afatshkurtër do të jetë më e ulët këtë vit se në 2022. Gjithashtu pritet që oferta të tejkalojë kërkesën, me numrin e akomodimeve që do të rritet me 9% në bazë vjetore në vitin 2023.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Ministrat e Jashtëm të BP në Tiranë – Fokus: Tregu i përbashkët rajonal dhe jo vetëm!
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit do të zhvillojnë sot më 6 tetor një takim përgatitor në Tiranë......

Banka Botërore ngre parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023: Projekton 3.6%!
Banka Botërore ka bërë me dije se ka rishikuar në rritje me 0.8% pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023, duke projektuar tashmë 3.6%,......

Java mbyllet negativisht për valutat e huaja - Dollari, Euro dhe Franga regjistrojnë humbje!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 99.8 lekë dhe është shitur me 101 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Eurodeputeti holandez Hoekstra: BE-ja do të nxisë taksën globale për lëndët djegëse fosile
Wopke Hoekstra, i nominuari për Komisionerin e ri Evropian për Veprimin për Klimën, ka propozuar taksimin e karburanteve fosile në shkallë globale. Në një......

Emigrantë në Greqi dhe Itali, ja si mund ta përfitoni pensionin. Zëvëndësministrja e Financave dhe Ekonomisë Olta Manjani e shpjegon në 'Ekopuls'
Të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi dhe Itali kanë një mundësi reale për të përfituar pensionin kur e mbushin moshën. Një skemë efikase për këtë e shpjegoi......

“Fluturon” taksa për truallin e ndërtimit - Formula e re/ Sa do të paguajnë qytetarët me ligjin e ri?
Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë taksë mbi truallin e ndërtimit për banesën e tyre. Drafti i ri i qeverisë i hedhur për konsultim, i siguruar nga......

Sa kushton duhani në buxhetet familjare? - Hoxha: Kostot përfshijnë shpenzime shëndetësore dhe medikamentet
Qytetarët shqiptarë konsumojnë mesatarisht 3300 ton cigare në një vit, sasi në të cilën përfshihet duhan i kultivuar apo i hapur dhe cigaret që shihen ne......

Efektet anësore të euros, tkurren aktivet e sistemit bankar - Shehu: Bankat, bilance pozitive financiare gjatë gjysmës së parë të vitit
Klodion Shehu, Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar pranë Bankës së Shqipërisë thotë se bankat në vend paraqiten të shëndetëshme në të gjithë......