Mete në Këshillin e Investimeve: Bizneset të marrin pjesë aktive në konsultimet për projektbuxhetin 2024 dhe paketën fiskale!

Këshilli i Investimeve zhvilloi mbledhjen e tij të radhës nën drejtimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, me temë diskutimi “Për Përmirësimin e Cilësisë së Shërbimeve Publike të Digjitalizuara ndaj Biznesit”.
Mete informoi se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është në fazën e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2024 dhe paketës së re fiskale. Në këtë drejtim, Ministri ftoi biznesin që të bëhet pjesë e konsultimeve përkatëse.
“Mirëpresim rekomandimet dhe sugjerimet e biznesit, për të cilat në vijimësi do të zhvillojmë takime të posaçme për të biseduar dhe për të kuptuar më mirë qasjen dhe propozimet e përfaqësuesve të biznesit”, tha u shpreh ai.
Në fjalën e tij, Mete vlerësoi kontributin e Këshillit të Investimeve në trajtimin e një sërë çështjeve, pasi është një platformë që mbledh së bashku përfaqësuesit e biznesit, qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtare, ndërsa theksoi nevojën për të pasur një përfaqësim më të gjerë nga biznesi në KI.
Ai ftoi përfaqësuesit e biznesit dhe dhomat e tregtisë që japin rekomandimet e tyre zhvillimin e mëtejshëm të cilësisë së ofrimit shërbimeve publike të digjitalizuara, me qëllim përmirësimin e klimës së të bërit biznes, reduktimin e problematikave të sipërmarrjes dhe rritjen e konkurrencës në rajon e më gjerë.
Në fund të fjalës së tij, Ministri ritheksoi rëndësinë e madhe të forcimit të bashkëpunimit mes biznesit dhe qeverisë, në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe rritjes së qëndrueshme të ekonomisë.
Të pranishme në këtë takim ishin dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, dhe Zv.Guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe institucioneve ndërkombëtare.
E . S / SCAN
Sondazh

Qeveria ruse ka hequr një pjesë të madhe të kufizimeve të eksporteve të saja të naftës!
Qeveria e Rusisë tha të premten se kishte tërhequr një ndalim për eksportet e naftës që dërgoheshin në portet detare nëpërmjet tubacioneve, duke hequr një......

Përfundon takimi i 10-të i Komitetit të Përbashkët për Ripranimet, BE-Shqipëri – Konkluzionet!
Ministria e Brendshme ka bërë me dije se ka përfunduar në Bruksel, Belgjikë takimi i 10-të i Komitetit të Përbashkët për Ripranimet, midis Bashkimit Europiane......

Mbi 100 mijë euro për të blerë një automjet! - Zyrtarisht Singapori, vendi më i kushtueshëm në botë
Singapori është zyrtarisht vendi që renditet i pari në botë ku është më e shtrenjtë të posedosh një automjet. Konfirmimi vjen nga ankandi i fundit për dhënien......

Strategjia e re e Perëndimit për shkëputjen nga Kina - Investimet transferohen diku tjetër, prodhim vetëm për konsum të brendshëm
Kompanitë perëndimore po ndërmarrin iniciativa për shkëputjen e tyre të rregullt nga ekonomia kineze. Në sfondin e rritjes së tensioneve tregtare dhe......

Firence nuk lejon më qiratë një ditore! - Të huajt nuk do kenë asnjë mundësi për apartamente të lira
Firence, një nga destinacionet turistike më të njohura në botë, ka ndaluar dhënien me qira të apartamenteve të reja afatshkurtra në qendrën historike të......

Apeli i CEO së Airbnb: Ulni çmimet! - Objektivi, konkurrencë më e fortë me hotelet
Drejtori Ekzekutiv i Airbnb, Brian Chesky u ka bërë thirrje pronarëve të banesave që të ulin çmimet për strehimin me qira afatshkurtër, duke argumentuar se ky......

Ministrat e Jashtëm të BP në Tiranë – Fokus: Tregu i përbashkët rajonal dhe jo vetëm!
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit do të zhvillojnë sot më 6 tetor një takim përgatitor në Tiranë......

Banka Botërore ngre parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023: Projekton 3.6%!
Banka Botërore ka bërë me dije se ka rishikuar në rritje me 0.8% pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023, duke projektuar tashmë 3.6%,......