BE kërkon zgjidhje të ngërçit politik në Kosovë - Marta Kos: Duhen institucione të qëndrueshme për rrugën drejt integrimit

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i bëri thirrje klasës politike në Kosovë që të gjejë gjuhë të përbashkët për t’i dhënë fund ngërçit politik dhe institucional, duke theksuar se vendi ka nevojë urgjente për institucione të qëndrueshme dhe funksionale në mënyrë që të ecë përpara në procesin e integrimit europian.
Deklaratat u bënë gjatë vizitës së saj në Prishtinë, ku zhvilloi takime të ndara me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Sipas Kos, shumë reforma kanë mbetur pezull për shkak të përsëritjes së zgjedhjeve dhe krizës politike, duke shtuar se vendi duhet të rikthehet në ritmin e zhvillimit pas një viti të humbur në 2025. Komisionerja europiane theksoi gjithashtu se zgjerimi i Bashkimit Evropian lidhet tashmë ngushtë edhe me aspektin e sigurisë në kontinent. Ajo deklaroi se nuk mund të ketë siguri të plotë në Europë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin si pjesë integrale të arkitekturës së sigurisë europiane.
Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se Kosova mbetet plotësisht në linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian dhe se mbështetja e qytetarëve për integrimin në BE vazhdon të jetë shumë e lartë, në rreth 90%. Kurti tha se kanë kaluar më shumë se 40 muaj që nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe se momenti i ri i zgjerimit duhet të reflektohet me avancimin e merituar të vendit në procesin integrues. Ai shtoi se Kosova është e vetëdijshme për sfidat që ekzistojnë, por kërkon një proces të drejtë dhe të bazuar në meritë.
Kroçiera “Sirena” sjell 646 turistë në Durrës - Shqipëria, një destinacion turistik edhe jashtë sezonit veror
Një tjetër kroçierë me turistë ka mbërritur mëngjesin e së shtunës në Shqipëri, duke konfirmuar rritjen e interesit të turistëve të huaj për vendin tonë në......
Banka Botërore vlerëson politikën monetare të Shqipërisë - Paolucci: Raporti i kredive me probleme, në nivelet minimale të më shumë se një dekade
Politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa raporti i kredive me......
Nafta shtrenjtohet me 4 lekë për litër - Tregu i karburanteve, përcaktohen tavanet e reja të çmimeve
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend, në mbledhjen e datës 16 maj 2026. Sipas vendimit, çmimi i shitjes......
Inspektoriati i punës inspekton 929 subjekte gjatë prillit - 744 masa administrative ndaj shkeljeve të konstatuara
Inspektoriati Shtetëror i Punës ka vijuar me një prani të shtuar në terren gjatë muajit prill, në kuadër të monitorimit të zbatimit të legjislacionit të......
Cili qark ka më shumë biznesmene? Tirana dhe Vlora shënojnë nivelet më të larta, Kukësi renditet i fundit
Roli i grave në sipërmarrjen shqiptare po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Të dhënat nga Instat tregojnë se 31.4% e ndërmarrjeve aktive në Shqipëri kanë......
Samsung në grevë, shkak bumi global i AI - Më shumë se 45,000 punëtorë hidhen në grevë 18-ditore
Një grevë 18-ditore e afërt në gjigantin e çipave të Koresë së Jugut, Samsung, ka shkaktuar shqetësime brenda qeverisë, ka tronditur investitorët e huaj dhe......
BRICS i përçarë për luftën në Iran - Bisedimet e Delhit përfunduan pa deklaratë të përbashkët
Diplomatët më të lartë nga vendet e BRICS, përfshirë rivalët Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk arritën të lëshonin një deklaratë të përbashkët pas......
Rezultati zhgënjyes në Kinë rikthen Trumpin në realitet - Për evropianët ajo që ndodhi në Pekin është një arsye për lehtësim
Pasi ngriti pritshmëri të larta përpara udhëtimit të tij në Pekin, presidenti amerikan nuk ka shumë për të treguar, duke zhgënjyer investitorët. Në pikat......


