Rreth 80% e shqiptarëve, pa arsim të lartë - Eurostat: Renditemi në fund të Europës me normën më të lartë për vitin 2022
Sipas shifrave të ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket normës së personave me arsim të lartë. Mesatarisht në vendin tonë rreth 20% e popullsisë mbi 25 vjeç kanë arsim të lartë, ndërkohë që 80% janë më arsim fillor ose të mesëm.
Referuar të dhënave të ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket normës së personave me arsim të lartë. ‘Scan Intel’ ka analizuar shifrat e Eurostat të kryqëzuara me shifrat e ‘Institutit të Statistikave’ sa i përket normës së popullsisë mbi 25 vjeç me arsim të lartë, sipas gjinisë dhe vendeve të Bashkimit Europian. Nga një panoramë e përgjithshme e të dhënave vihet re se pothuaj në të gjitha vendet e Europës norma e femrave me arsim të lartë është më e madhe se norma e meshkujve të cilët zotërojnë një diplomë të arsimit të lartë.
Nëse i referohemi shifrave për vendin tonë shohim se 21% e femrave mbi 25 vjeç janë me arsim të lartë përkundrejt meshkujve me një normë prej 18.3%. Pra, sipas INSTAT, përqindja e femrave me arsim të lartë në vitin 2022 ka qenë më e madhe se ajo e meshkujve. Por si paraqitet ky tregues për Shqipërinë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian? Shqipëria renditet në vend të fundit më normën më të ulë të të femrave të cilat kanë një diplomë të arsimit të lartë. Janë 37.1% të femrave në BE të cilat kanë arsim të lartë sipas shifrave për vitin e kaluar, pra rreth 15.7 pikë përqindje më shumë se në Shqipëri. Irlanda, Suedia dhe Lituania janë tre vendet me normën më të lartë të femrave me diplomë në Europë. Përkatësisht normat për këto tre vende janë 57.2%. 56.3% dhe 54.1%.
Por si paraqitet kjo normë për meshkujt? Të dhënat tregojnë se Shqipëria renditet e treta nga fundi sa i përket meshkujve të cilët zotërojnë një diplomë të arsimit të lartë. Me një normë në 18.3% Shqipëria ka lënë pas Rumaninë dhe Italinë me 17.8% dhe 17.1% të meshkujve mbi 25 vjeç me arsim të lartë. Udhëheqin renditjen me përqindjen më të madhe Luksemburgu dhe Irlanda me 51% dhe 49.6%.
‘Scan Intel’ ndër të tjera ka analizuar edhe nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë në vendin tonë për vitin 2022. Sipas shifrave të ‘Institutit të Statistikave’ 41.9% e meshkujve në vendin tonë kanë arsim fillor, ndërsa 39.9% kanë arsim të mesëm. Sa i përket femrave, janë 51.4% me arsim fillor dhe 27.3% me arsim të mesëm. Pra, mesatarisht në Shqipëri rreth 20% e popullsisë mbi 25 vjeç kanë arsim të lartë, ndërkohë që 80% janë më arsim fillor ose të mesëm.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Rritja e çmimit të vajit shton “kriminalitetin”! - Policia spanjolle sekuestron 74 ton ullinj të grabitur në Sevilje
Rritja e çmimit të vajit të ullirit po jep pasoja nga më të ndryshmet, ndër të cilat dhe rritjen e kriminalitetit. Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi......

Narges Mohammadi fiton Nobel për Paqen - Aktivistja nga Irani aktualisht ndodhet në burg
Fituesja e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2023 është Narges Mohammadi aktivistja në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Arsyetimi që shoqëroi dhënien e këtij......

Rritja e deficitit të Italisë mund të kërcënojë vlerësimin e saj të kredisë!
Deficitet më të larta buxhetore të Italisë këtë vit dhe vitin e ardhshëm mund ta bëjnë atë të papërshtatshëm për mbështetjen e obligacioneve sipas skemës së......

Makina elektrike që thyen rekord: Mbi 2500 km autonomi!
2,574 km me një karikim të vetëm: ky është rezultati i jashtëzakonshëm i një ekipi studentësh gjermanë me makinën e tyre elektrike revolucionare, e cila theu......

Shefja e FMN-së këmbëngul: Reformat strukturore gjermane “janë një domosdoshmëri”!
Reformat strukturore në Gjermani janë të nevojshme duke pasur parasysh erërat aktuale ekonomike globale, tha Drejtoresha Administrative e Fondit Monetar......

Publikohet për herë të parë/ Kush ishin 1500 shqiptarët që blenë aksionet e Bankës Kombëtare në vitin 1925 (Emrat)
Autor: Kreshnik KUÇAJ *Marrë nga emisioni 'DOSJA E' në SCAN Me 15 mars të vitit 1925 u nënshkrua akti themeltar i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, si......

Një tjetër minierë e ‘arit të bardhë’ – Një lider i ri i prodhimit të litiumit del në skenë!
Vendi mendohet të jetë në rrugën e duhur për t'u përshtatur dhe potencialisht madje edhe për të kaluar Kilin fqinj si prodhuesi kryesor i litiumit në Amerikën......

Mete në Këshillin e Investimeve: Bizneset të marrin pjesë aktive në konsultimet për projektbuxhetin 2024 dhe paketën fiskale!
Këshilli i Investimeve zhvilloi mbledhjen e tij të radhës nën drejtimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, me temë diskutimi “Për Përmirësimin......