BB projekton rritje ekonomike 3.6 % për këtë vit - Por, ekzistojnë rreziqe nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë

Banka Botërore ka rishikuar në rritje me 0.8% pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2023, duke projektuar tashmë 3.6%, nga 2.8% që ishte parashikuar në qershor të këtij viti.
“Ekonomia e Shqipërisë ka shfaqur qëndrueshmëri të konsiderueshme kundrejt goditjeve të njëpasnjëshme gjatë periudhës 2019-2022, duke nisur me tërmetin, pandeminë dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ekonomia shënoi rimëkëmbje të fortë, me një rritje në masën 8.9% në vitin 2021 dhe 4.8% në vitin 2022. Normat e varfërisë vijuan trendin rënës edhe përgjatë vitit 2022. Faktor kyç në qëndrueshmërinë e Shqipërisë vlerësohet të jetë afërsia me Bashkimin Europian, që lehtëson investimet, remitancat dhe eksportet. Ndërtimi dhe turizmi vlerësohen si katalizatorë kyç të rritjes ekonomike,” shkruhet në raportin e BB.
Referuar zhvillimeve aktuale, BB thekson se indikatorët kryesorë ekonomikë sugjerojnë përshpejtim të rritjes gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, me numrin rekord të vizitorëve të huaj në korrik 2023 dhe përshpejtimin e aktivitetit të ndërtimit. Rritja e të ardhurave nga punësimi, rritja e kreditimit, indikatorët e ndjesisë ekonomike të bizneseve dhe konsumatorëve, si edhe të ardhurat nga taksat sugjerojnë një rritje të mëtejshme në tremujorin e dytë dhe të tretë, si pasojë e rritjes së konsumit, investimeve dhe eksporteve.
Megjithatë BB vlerëson se ka disa rreziqe që mund të ndikojnë në këtë pritshmëri. Sipas Bankës Botërore “Duke pasur parasysh varësinë në rritje të Shqipërisë nga financimi i jashtëm, kursi i këmbimit, normat e interesit dhe rreziqet e lidhura me rifinancimin mbeten të ngritura. Rritje e mëtejshme çmimeve të ushqimit dhe energjisë elektrike, mbeten rrezik kryesor, pasi ato mund të ndikojë në të ardhurat reale të disponueshme, ngadalësim në uljen e varfërisë dhe kufizimin potencial të hapësirës fiskale”
Referuar raportit, “si një ekonomi e vogël, e hapur, Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme, si recesioni në Europë ose shtrëngimi i mëtejshëm i kushteve të financimit në tregjet ndërkombëtare të kapitalit gjatë vitit aktual”. Ndërsa rreziqet e brendshme burojnë nga fatkeqësitë natyrore, partneritetet publik-private, përveç rreziqeve fiskale që rrjedhin nga sektori energjetik i vendit me bazë hidroenergjetike që janë kryesisht për shkak të ndryshimeve në hidrologji. BB parashikon që borxhi publik pritet të zbresë në nivelin 63.1% e PPB-së në vitin 2023.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“Kadastra, më problematikja për shërbimet online”. Anketa e Këshillit të Investimeve nxjerr në pah shqetësimet e bizneseve
Një anketë e Këshillit të Investimeve, i kryer gjatë korrikut 2023 dhe i sapo publikuar, lidhur me cilësinë e shërbimeve publike dixhitale sipas këndvështrimit......

Deklarata e Ramës për praninë e KFOR në veri të Kosovës, Abazoviç: Çdo përpjekje e tij shkon për të patur një rajon në paqe
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një prononcim për mediat jashtë ambienteve ku po mban punimet Ministeriali i ministrave të Jashtëm të Procesit......

Rreth 80% e shqiptarëve, pa arsim të lartë - Eurostat: Renditemi në fund të Europës me normën më të lartë për vitin 2022
Sipas shifrave të ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket normës së personave me arsim të lartë.......

Rritja e çmimit të vajit shton “kriminalitetin”! - Policia spanjolle sekuestron 74 ton ullinj të grabitur në Sevilje
Rritja e çmimit të vajit të ullirit po jep pasoja nga më të ndryshmet, ndër të cilat dhe rritjen e kriminalitetit. Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi......

Narges Mohammadi fiton Nobel për Paqen - Aktivistja nga Irani aktualisht ndodhet në burg
Fituesja e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2023 është Narges Mohammadi aktivistja në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Arsyetimi që shoqëroi dhënien e këtij......

Rritja e deficitit të Italisë mund të kërcënojë vlerësimin e saj të kredisë!
Deficitet më të larta buxhetore të Italisë këtë vit dhe vitin e ardhshëm mund ta bëjnë atë të papërshtatshëm për mbështetjen e obligacioneve sipas skemës së......

Makina elektrike që thyen rekord: Mbi 2500 km autonomi!
2,574 km me një karikim të vetëm: ky është rezultati i jashtëzakonshëm i një ekipi studentësh gjermanë me makinën e tyre elektrike revolucionare, e cila theu......

Shefja e FMN-së këmbëngul: Reformat strukturore gjermane “janë një domosdoshmëri”!
Reformat strukturore në Gjermani janë të nevojshme duke pasur parasysh erërat aktuale ekonomike globale, tha Drejtoresha Administrative e Fondit Monetar......