Shqipëria Postuar më 6 Tetor 2023, 15:26

Bien çmimet e energjisë për tensionin 35KV - Klientët, të cilët furnizohen nga FMF, “përfitojnë” nga rënia e çmimeve në bursa

Nga SCAN TV

Rënia e ndjeshme e çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare ka sjellë efekte pozitive për një kategori abonentësh në Shqipëri. Janë klientët e lidhur në tensionin 35KV, që furnizohen nga OSHEE nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, të cilët prej disa muajsh po e paguajnë më lirë energjinë.

Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN, rënia ka nisur në muajin mars të këtij viti duke ndjekur të njëjtën tendencë edhe në muajt në vijim.

Çmimi mesatar për vitin 2023 për periudhën janar – korrik të këtij viti arrin në 21.1 lekë/ kWh, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit 2022 ai ishte 31.3 lekë/ kWh apo 10.2 lekë/kWh më shtrenjtë. Për këta klinetë energjia sigurohet nga importi, çka bën që kjo kategori klientësh të ndikohet drejtpërdrejt nga luhjatjet në tregjet ndërkombëtare, teksa vitin që shkoi ishin abonentët më të prekur nga çmimet e larta.

Ndërkaq, sivjet çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie të ndjeshme. Sipas të dhënave nga Bursa e Hungarisë, të përpunuara nga TV SCAN, në periudhën janar - gusht çmimi mesatar arriti në rreth 112 euro/mWh, një vlerë ndjeshëm më e ulët se viti që shkoi, ku për të njëtën periudhë çmimi mesatar përlogaritet në 273 euro/mWh.

Paralelisht, edhe kursi i këmbimit euro – lekë është një tjetër fackor, që ka zbutur nivelin e çmimit final të energjisë për abonentët që furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, duke qenës se është pjesë përbërë e formulës së përllogaritjes.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat