Ulet përdorimi i gazit në Europë në shtator - Pasi çmimet e larta prekën industrinë me mbylljen e përkohshme të disa fabrikave

Europa uli përdorimin e gazit në gusht dhe shtator pasi industritë tkurrën prodhimin në përgjigje të rritjes së çmimeve dhe ofertës së pakët ruse, megjithëse shkurtimet u shpërndanë në mënyrë të pabarabartë midis vendeve.
Përdorimi i përgjithshëm i gazit në Bashkimin Europian ra me 14% në gusht, krahasuar me mesataren pesëvjeçare për muajin dhe me 15% në shtator, sipas të dhënave më të fundit nga zyra e statistikave të BE-së, Eurostat.
Çmimet e larta të gazit kanë çuar në mbyllje të përkohshme të fabrikave të çelikut dhe prodhuesve të çimentos në të gjithë BE-në muajt e fundit. Prodhuesit europianë të plehrave kimike ulën më shumë se 70% të kapacitetit të tyre në gusht.
Vendet e BE-së ranë dakord në korrik për të ulur vullnetarisht kërkesën e tyre për gaz me 15% duke nisur nga gushti, ndërsa u përpoqën të mbushnin depozitat dhe të kursenin karburant për një dimër me furnizime të pakta ruse.
Me nivelin e depozitave të gazit në BE, që tani arrin në 94%, si dhe temperaturat tepër të larta, çmimet kanë rënë në javët e fundit edhe pse ato mbeten më të larta se një vit më parë. Rënia e fundit e përdorimit të gazit u shpërnda në mënyrë të pabarabartë midis vendeve, madje disa e rritën konsumin e tyre.
Gjermania, përdoruesi më i madh i gazit në Europë, uli konsumin me 28% në gusht dhe 7.4% në shtator, ndërsa përdorimi i gazit në Itali ra me 22% në shtator dhe në Holandë me gati një të tretën. Ndërkohë, që përdorimi i gazit në Spanjë rrit lehtë në të dy muajt, për shkak të thatësirë.
SCAN
Sondazh

Një ekonomi me ndikim pothuajse zero në mjedis - Kryeqyteti i Finlandës synon të bëhet neutral ndaj karbonit deri në vitin 2035
Deri në vitet 1970 njihej si "Chicago finlandez", një ironi për industrinë e rëndë që dominonte distriktin. Sot mburret me një reputacion të ndryshëm, duke......

Kriza energjetike, rikthimi tek druri - Në Greqi njerëzit presin pemët e parqeve!
Në shumë vende të botës njerëzit po përgatisin rezerva me dru për të përballuar një dimër të vështirë për sa i përket krizës energjetike. Paralelisht, cmimi i......

Shqipëria dhe Lojërat e Fatit-Si u tentua të ndalohej bixhozi në vitet ’20-’30 dhe frika për fenomenin amerikan të “prohibicionizmit”
https://www.youtube.com/watch?v=t3_H1NfPuMw Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Bixhozi është konsideruar ndër vite një plagë sociale për shoqërinë shqiptare. Pas......

“Fasha e energjisë është në fuqi” - Reagimi i Entit: Rishikimi mund të bëhet vetëm pas kërkesës së FSHU
Vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për shtrenjtimin e konsumit të energjisë mbi 800 kwh/muaj qëndron në fuqi dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, për......

Pastrimi i parave, Shqipëria përsëri notë “ngelëse” në tetor - Ish-Kreu i DPPPP, Elvis Koçi: Vendimi mund të lidhet me debatet për amnistinë fiskale
Task Forca Evropiane për Veprimin Financiar, përgjegjëse për rrezikun e pastrimit të parave, e ka përkufizuar përsëri Shqipërinë si vend me risk të lartë i......

Kufi për gjendjen e arkës, xhiron në bankë para faturës së parë - Procedurat e reja tatimore, bizneseve u përcaktohen shumat maksimale të parave Cash
Duket se nga janari i ardhshëm bizneset do do të vrapojnë çdo mëngjes drejt sporteleve të bankave për të derdhur xhirot e ditës së mëparëshme të punës, në një......

“Lehtësoni instalimin e paneleve diellore” - Vasili: Duhen procedura të thjeshtuara, netimi vjetor vonohet për shkak të korrupsionit
Instalimi i paneleve diellore deri në 2 MW duhet të miratohet përmes procedurave të lehtësuara, ndërkohë që netimi duhet të jetë vjetor dhe jo mujor. Deputeti......

Makinave me naftë dhe benzinë po ju vjen fundi / BE-ja arrin marrëveshje për të ndaluar shitjen deri në vitin 2035
Planet e BE-së për të hequr gradualisht shitjen e makinave dhe furgonëve të rinj me naftë dhe benzinë morën një hap të madh këtë javë pasi Këshilli Evropian......