Kriza energjetike, rikthimi tek druri - Në Greqi njerëzit presin pemët e parqeve!

Në shumë vende të botës njerëzit po përgatisin rezerva me dru për të përballuar një dimër të vështirë për sa i përket krizës energjetike. Paralelisht, cmimi i druve për ngrohje është rritur me një ritëm shumë të shpejtë. Në Moldavi, që deri pak kohë më parë mbështetej tek gazi, lufta në Ukrainë e ka bërë të pamundur që të ketë një burim energjie të tillë dhe për këtë dimër. Një familjeje i duhet 10 metra kub dru për të përballuar sezonin e ftohtë, por është një sasi e pamundur për shkak të cmimeve të larta por dhe mungesës. Pjesa më e madhe e moldavëve kanë mundur të marrin vetëm sasinë që kishin paguar më parë.
Por rikthimi tek druri për ngrohje është një zgjidhje për shumë vende dhe një gjë e tillë ka shkaktuar rritjen e cmimeve. Por kërkesa është rritur në të gjitha rajonet më të pasura të Europës, si Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke.
Në Glifadha të Greqisë ku gara për furnizim me dru po rrit cmimet, po priten dhe pemët në pyje dhe parqe. Banorët shpjegojnë se ky është dru i thatë të cilin po e mbledhin që nga muaji mars dhe këtë vit kanë vendosur t’i presin dhe të furnizojnë familjet që jetojnë në qytet. Kjo dhe pse prerja e pemëve dhe djegia e drurit ka kosto për ambientin. Por për shumë njerëz është zgjidhja ekstreme në kohë emergjence.
SCAN
Sondazh

Shqipëria dhe Lojërat e Fatit-Si u tentua të ndalohej bixhozi në vitet ’20-’30 dhe frika për fenomenin amerikan të “prohibicionizmit”
https://www.youtube.com/watch?v=t3_H1NfPuMw Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Bixhozi është konsideruar ndër vite një plagë sociale për shoqërinë shqiptare. Pas......

“Fasha e energjisë është në fuqi” - Reagimi i Entit: Rishikimi mund të bëhet vetëm pas kërkesës së FSHU
Vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për shtrenjtimin e konsumit të energjisë mbi 800 kwh/muaj qëndron në fuqi dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, për......

Pastrimi i parave, Shqipëria përsëri notë “ngelëse” në tetor - Ish-Kreu i DPPPP, Elvis Koçi: Vendimi mund të lidhet me debatet për amnistinë fiskale
Task Forca Evropiane për Veprimin Financiar, përgjegjëse për rrezikun e pastrimit të parave, e ka përkufizuar përsëri Shqipërinë si vend me risk të lartë i......

Kufi për gjendjen e arkës, xhiron në bankë para faturës së parë - Procedurat e reja tatimore, bizneseve u përcaktohen shumat maksimale të parave Cash
Duket se nga janari i ardhshëm bizneset do do të vrapojnë çdo mëngjes drejt sporteleve të bankave për të derdhur xhirot e ditës së mëparëshme të punës, në një......

“Lehtësoni instalimin e paneleve diellore” - Vasili: Duhen procedura të thjeshtuara, netimi vjetor vonohet për shkak të korrupsionit
Instalimi i paneleve diellore deri në 2 MW duhet të miratohet përmes procedurave të lehtësuara, ndërkohë që netimi duhet të jetë vjetor dhe jo mujor. Deputeti......

Makinave me naftë dhe benzinë po ju vjen fundi / BE-ja arrin marrëveshje për të ndaluar shitjen deri në vitin 2035
Planet e BE-së për të hequr gradualisht shitjen e makinave dhe furgonëve të rinj me naftë dhe benzinë morën një hap të madh këtë javë pasi Këshilli Evropian......

Musk fillon pronësinë e tij në Twitter me shkarkime - Deklaron se "zogu është liruar"
Elon Musk ka marrë pronësinë e Twitter Inc, duke shkarkuar menjëherë drejtuesit kryesorë, por duke dhënë pak qartësi se si do të arrijë ambiciet e larta që ai......

Kryeministri i ri i Britanisë është pothuajse një miliarder - Ka një vlerë neto dyfish më të madhe se mbreti Charles
Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak, hyri në histori si lideri i parë me ngjyrë i vendit dhe më i riu në shekujt e fundit, duke marrë detyrën në moshën......