Shqipëria Postuar më 28 Tetor 2022, 13:14

Kufi për gjendjen e arkës, xhiron në bankë para faturës së parë - Procedurat e reja tatimore, bizneseve u përcaktohen shumat maksimale të parave Cash

Nga SCAN TV
Kufi për gjendjen e arkës, xhiron në bankë para faturës

Duket se nga janari i ardhshëm bizneset do do të vrapojnë çdo mëngjes drejt sporteleve të bankave për të derdhur xhirot e ditës së mëparëshme të punës, në një kohë që Ministria e Financave ka vendosur kufij striktë për sasinë e parave cash që ata do mund të mbajnë në arkë.

Në projektligjin për procedurat tatimore, i cili tashmë po shqyrtohet në Kuvend, një prej ndryshimeve përcakton se tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet në fillim të çdo dite pune dhe para lëshimit të faturës së parë, nëpërmjet lidhjes elektronike (internetit) të vendosur me administratën tatimore qendrore, që e përdor për zbatimin e procedurës së fiskalizimit, të paraqesë informacionin mbi shumën fillestare të parave cash në arkë për çdo pajisje elektronike të faturimit. Tatimpaguesi duhet të paraqesë në të njëjtën mënyrë edhe çdo ndryshim të shumës së parave cash në arkë gjatë ditës së punës, përcakton projektligji.

Një tjetër ndryshim përcakton se tatimpaguesi që lëshon faturë, mund të mbajë para cash (kartëmonedha dhe monedha) në arkën e vet në fillim të çdo dite pune deri në shumën maksimale të arkës. Shuma e parave cash është shuma fillestare e parave (kartëmonedha dhe monedha) që tatimpaguesi mund të ketë në arkën e tij në fillim të ditës së punës ose të ndërrimit të çdo operatori. Shumën maksimale të parave cash e përcakton tatimpaguesi që lëshon faturë, në mënyrë të pavarur, duke nxjerrë një akt të brendshëm, në përputhje me nevojat dhe kushtet e sigurisë, por kjo nuk mund të jetë më shumë se maksimumi i përcaktuar tashmë nga Ministria e Financave.

Sipas këtyre përcaktimeve, subjektet me xhiro ditore deri në 2 milionë lekë, nuk do u lejohet të mbajnë në arkë më shumë se 55 mijë lekë. Bizneset me xhiro ditore 2 deri në 10 milionë lekë, nuk do mund të mbajnë gjendje në arkë mbi vlerën 250 mijë lekë.

Ndërsa Bizneset me xhiro mbi 10 milionë lekë, do u lejohet të mbajnë në arkë deri 500 mijë lekë gjendje, ose sa 2% e qarkullimit vjetor të vitit të shkuar. Ndërkaq do jënë Agjencitë e Këmbimit Valutor ato që do vihen në vështirësi nga kjo masë, për shkak të sasive të mëdha në cash për të kryer operacionet ditore. Tatimpaguesit që kryejnë transaksione këmbim monedhe deri 1.7 milionë lekë, përcakton Drafti i Ministrisë së Financave.

Përjashtohen nga ky detyrim bankat dhe shoqëritë e kursim-kreditit, ndërkohë që duket se ai do prekë më së shumti Agjencitë e Këmbimit Valutor, të cilave u nevojiten sasi të konsiderueshme parash për operacionet ditore. Drafti i Mininistrisë së Financave përcakton se ato nuk do mund të mbajnë gjendje në arkë më shumë se 1.7 milionë lekë, apo afërisht 17 mijë dollarë nga ana e Agjencive të Këmbimit valutor.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat