Shqipëria Postuar më 28 Tetor 2022, 13:01

“Lehtësoni instalimin e paneleve diellore” - Vasili: Duhen procedura të thjeshtuara, netimi vjetor vonohet për shkak të korrupsionit

Nga SCAN TV
“Lehtësoni instalimin e paneleve diellore” - Vasili: Duhen

Instalimi i paneleve diellore deri në 2 MW duhet të miratohet përmes procedurave të lehtësuara, ndërkohë që netimi duhet të jetë vjetor dhe jo mujor. Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shpjegon për  TV SCAN 2 projektligjet e depozituara në Kuvend për sektorin e energjisë elektrike, duke theksuar rëndësinë e nevojës së tyre në kushtet kur çmimet janë të larta.

Vasili komenton dhe vonesën e qeverisë për të miratuar skemën e matjes vjetore të energjisë së prodhuar për qëllime autokonsumatore, që sipas tij vjen si pasojë e korrupsionit.

Në kushtet kur çmimet e energjisë janë të larta, deputeti kërkon shqyrtimin e shpejtë të projektligjeve të depozituar, duke dënuar praktikën e ndjekur deri më tani me propozime të tjerë të bërë prej tij në lidhje me taksat e përfshira në çmimin e karburantit.

Në ndryshimet ligjore të propozuara nga deputeti, kërkohet që për veteprodhuesit, ndertimi i kapaciteteve te energjise nga burimet e rinovueshme deri ne 2MË, qe prodhojne energji elektrike nga dielli, të miratohet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, nepërmjet miratimit te pikes se lidhjes dhe miratimit te aksesit per palet e treta. Ndërkohë që, ndertimi i kapaciteteve te reja prodhuese, te cilat nuk jane objekt koncesioni, ose me kapacitet prodhues deri ne 2 MË, të miratohen nga Agjencia pergjegjese per burimet natyrore dhe jo nga ministri, sikurse është aktualisht.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat