Shqipëria Postuar më 28 Tetor 2022, 13:24

“Fasha e energjisë është në fuqi” - Reagimi i Entit: Rishikimi mund të bëhet vetëm pas kërkesës së FSHU

Nga SCAN TV
“Fasha e energjisë është në fuqi” - Reagimi i

Vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për shtrenjtimin e konsumit të energjisë mbi 800 kwh/muaj qëndron në fuqi dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, për periudhën 1 nëntor 2022 - 31 dhjetor 2022”. Reagimi ka ardhur nga Enti Rregullator i Energjisë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se fasha në tarifimin e energjisë eletkrike nuk do të aplikohet në muajt në vijim, në rast se kursehet.

ERE thekson në njoftimin për shtyp se ky dikaster ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë. “Siç është theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatoret që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 Kwh, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”, - thuhet në njoftimin e Entit.

Një ditë më parë, Enti Rregullator i Energjisë rrëzoi kërkesën e deputetes Jorida Tabaku, për mosshtrenjtimin e konsumit të energjisë mbi 800 Këh në muaj. Mbledhja u shoqërua me debate të forta midis anëtarëve të Bordit të ERE-s dhe deputetes, e cila theksoi se qytetarëve shqiptarë po iu transferohen 2 herë kostot për rritjen e çmimit të energjisë eletkrike, duke qenë se vitin e kaluar Eurobondi 280 mln euro shkoi për energjinë.  Ndërkaq, tarfimi me fasha, që do të thotë se konsumi i energjisë mbi 800 këh/muaj do të paguhet me 42 lekë/këh, ndërkohë që deri në këtë shifër energjie do të vijojë të paguhet me 9.5 lekë/këh.  Rritja e çmimit të energjisë, prek të gjitha ato familje, që aktualisht pagujanë mbi 9 220 lekë në muaj.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat