Twitter reklamon produktet e reja - Në platformë do të publikohen adresa të kompanive të përzgjedhura nga secili
Tuiter ka bërë të ditur se do të ketë një funksion të ri në gjendje për të dërguar njoftime kur shitësit të hedhin prodhime të reja në treg. Shoqëria e themeluar nga Xhek Dorsei prezantoi “Product Drops” – pika produkti në përmjet një postimi në platformët e tij.
Tëitter tha se kur një tregtar poston në Tuitter për një produkt të ri, përdoruesit e tij do të shohin një buton 'Më mbaj në mend' në fund të tueet-it, i cili do të vendosë një lajmërim në momentin që produkti do të jetë i disponueshëm për shitje.
“Ditën e lëshimit do të merrni një njoftim brenda aplikacionit në skedën tuaj të Njoftimeve, 15 minuta përpara dhe pas publikimit, kështu që ju mund të jeni ndër të parët që blini në faqen e internetit të tregtarit dhe shpresojmë të mundni në kohë blerësit e tjerë,” tha menaxheri i produkteve në Tuitter.
Duke klikuar mbi njoftimin, përdoruesi do të mund të shikojë butonin 'Bli në faqen e internetit'. Përpara se të klikojnë mbi butonin, përdoruesit mund të zgjedhin të kenë më shumë informacion rreth artikullit, duke përfshirë çmimin, imazhet dhe një “hashtag” që do të çojë në rishikimet e përdoruesve të tjerë të Tuitter.
Markat që testojnë veçorinë e re përfshijnë Dior, Fossil dhe Jeff Staple, themelues i Staple Design.
Tuitter tha se vetëm blerësit amerikanë që përdorin pajisjet iOS të Apple do të jenë në gjendje të ndërveprojnë me Product Drops për momentin. Në mars, tuitter lançoi mjetin beta "Dyqanet" për të ndihmuar kompanitë të promovojnë deri në 50 produkte përmes një katalogu dixhital.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=v8-edO6aBok
Sondazh

Çmimet e naftës, në rënie - Për shkak të njoftimeve të përhapjes së COVID në Pekin dhe shqetësimeve për inflacionin
Çmimet e naftës ranë më shumë se 2 dollarë të hënën pasi një shpërthim i rasteve me COVID-19 në Pekin shuan shpresat për një rritje të shpejtë të kërkesës për......

Energjia dhe lëndët e para - Europa po kalon nga varësia ndaj Rusisë, në atë ndaj Kinës
Të dhënat e pubikuara nga “National Renewable Energy Laboratory” i administratës amerikane, bëjnë të qartë se ka një rrezik për kalimin nga varësia ruse në atë......

Putin: Perëndimi nuk bën dot pa gazin rus - Presidenti i Rusisë u shpreh se do të duhen vite për të zëvendësuar furnizimin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shpreh se do të duhen vite para se perëndimi mos të përdorë më naftën dhe gazin rus. Lajmi u raportua nga agjencia ruse e......

Rusia, 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve - Në 100 ditët e para të luftës, Franca është bërë blerësi më i madh i gazit rus në botë
Rusia ka arkëtuar 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve fosile në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës që nisi më 24 shkurt, me pjesën më të......

Infarkti në zemër/ Studimi i ri: Një vizitë tek okulisti mund të parashikojë rreziqet!
Rreziku i një infarkti në zemër mund të parashikohet nga një vizitë okulistike rutinë, jo invazive. Është ky rezultati i studimit më të fundit të Shoqërisë......

Google do paguajë 118 milionë dollarë - Humb gjyqin përballë ish-nënpunëseve femra që e akuzonin për diskriminim gjinor
Google ka pranuar të paguajë 118 milion dollarë për të zgjidhur një padi kolektive për diskriminim gjinor. Padia u ngrit në vitin 2017 nga disa ish-punonjëse......

Vjosa, memorandum për “park kombëtar” - Rama: S’do lejohet asnjë veprimtari ekonomike, ndaluam hidrocentralet në Valbonë
Pas shumë diskutimesh për mbrojtjen e Vjosës, Ministria e turizmit dhe mjedisit u bind për të nënshkruar një memorandum për ta shpallur këtë lum në park......

Mundësi e “artë” financimi për kompanitë e peshkimit - Kriteret/ Cilat përfitojnë grante deri në 50 për qind për investime në anije
Kompanitë e peshkimit kanë dy javë afat për të aplikuar për grante të vëna në dispozicion nga Bashkimi Europian me qëllim kryerjen e investimeve në anijet e......