Çmimet e naftës, në rënie - Për shkak të njoftimeve të përhapjes së COVID në Pekin dhe shqetësimeve për inflacionin
Çmimet e naftës ranë më shumë se 2 dollarë të hënën pasi një shpërthim i rasteve me COVID-19 në Pekin shuan shpresat për një rritje të shpejtë të kërkesës për karburant në Kinë, ndërkohë që shqetësimet për inflacionin global dhe rritjen e ngadaltë ekonomike e goditën më tej tregun.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent ranë 2.3 dollarë, në 119.71 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor arriti në 118.4 dollarë për fuçi, në rënie me 2.27 dollarë. Çmimet ranë pasi zyrtarët kinezë paralajmëruan në fundjavë për një përhapje "të fortë" të COVID-19 në kryeqytet, ku testimi masiv është planifikuar deri të mërkurën.
Të dy kontratat globale të naftës u rritën me më shumë se 1% javën e kaluar pasi të dhënat treguan kërkesë të fortë për naftë në konsumatorin kryesor në botë, Shtetet e Bashkuara, pavarësisht shqetësimeve për inflacionin. Rritja e tyre u ndihmua nga shpresat për një rikthim të konsumit në Kinë, konsumatorin e dytë më të madh global, pasi masat e bllokimit u hoqën nga 1 qershori.
Shqetësimet për rritje të mëtejshme të normave të interesit pas të dhënave të inflacionit në SHBA po rëndojnë gjithashtu tregjet financiare globale. Indeksi i çmimeve të konsumit në SHBA u rrit me 8.6% më shumë se sa pritej muajin e kaluar, në rritjen e tij më të madhe vjetore që nga dhjetori 1981, treguan shifrat zyrtare, duke shuar shpresat se inflacioni kishte arritur kulmin.
Prodhuesit dhe rafineritë e naftës po punojnë me kohë të plotë për të përmbushur kërkesën maksimale të verës, ndërsa tregtarët po vëzhgojnë nga afër çdo ndikim të mundshëm nga mosmarrëveshjet e punës në Libi, Norvegji dhe Korenë e Jugut në eksportet dhe konsumin e naftës.
Për të rritur furnizimet në Perëndim, eksportuesi kryesor Arabia Saudite, planifikon të devijojë një pjesë të naftës së papërpunuar në Europë nga Kina në korrik, thanë tregtarët.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=b6t8y5WIQ6o
Sondazh

Energjia dhe lëndët e para - Europa po kalon nga varësia ndaj Rusisë, në atë ndaj Kinës
Të dhënat e pubikuara nga “National Renewable Energy Laboratory” i administratës amerikane, bëjnë të qartë se ka një rrezik për kalimin nga varësia ruse në atë......

Putin: Perëndimi nuk bën dot pa gazin rus - Presidenti i Rusisë u shpreh se do të duhen vite për të zëvendësuar furnizimin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shpreh se do të duhen vite para se perëndimi mos të përdorë më naftën dhe gazin rus. Lajmi u raportua nga agjencia ruse e......

Rusia, 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve - Në 100 ditët e para të luftës, Franca është bërë blerësi më i madh i gazit rus në botë
Rusia ka arkëtuar 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve fosile në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës që nisi më 24 shkurt, me pjesën më të......

Infarkti në zemër/ Studimi i ri: Një vizitë tek okulisti mund të parashikojë rreziqet!
Rreziku i një infarkti në zemër mund të parashikohet nga një vizitë okulistike rutinë, jo invazive. Është ky rezultati i studimit më të fundit të Shoqërisë......

Google do paguajë 118 milionë dollarë - Humb gjyqin përballë ish-nënpunëseve femra që e akuzonin për diskriminim gjinor
Google ka pranuar të paguajë 118 milion dollarë për të zgjidhur një padi kolektive për diskriminim gjinor. Padia u ngrit në vitin 2017 nga disa ish-punonjëse......

Vjosa, memorandum për “park kombëtar” - Rama: S’do lejohet asnjë veprimtari ekonomike, ndaluam hidrocentralet në Valbonë
Pas shumë diskutimesh për mbrojtjen e Vjosës, Ministria e turizmit dhe mjedisit u bind për të nënshkruar një memorandum për ta shpallur këtë lum në park......

Mundësi e “artë” financimi për kompanitë e peshkimit - Kriteret/ Cilat përfitojnë grante deri në 50 për qind për investime në anije
Kompanitë e peshkimit kanë dy javë afat për të aplikuar për grante të vëna në dispozicion nga Bashkimi Europian me qëllim kryerjen e investimeve në anijet e......

Bizneset, “pasaportë diplomatike” në dogana - Sinani: Ulje e kostove dhe kohës së zhdoganimit, kush përfiton!
Bizneset që ushtrojnë aktivitet import-eksport kanë mundësi që përmes statusit “Operator Ekonomik i Autorizuar” të pajisen më një lloj “pasaporte diplomatike”......