Bota Postuar më 13 Qershor 2022, 13:41

Rusia, 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve - Në 100 ditët e para të luftës, Franca është bërë blerësi më i madh i gazit rus në botë

Nga SCAN TV

Rusia ka arkëtuar 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve fosile në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës që nisi më 24 shkurt, me pjesën më të madhe që vjen nga BE-ja, sipas një raporti nga një institut i pavarur kërkimor.

Studimi, nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA), me qendër në Finlandë, është publikuar në një kohë kur Kievi zyrtar po u bën presion perëndimorëve që të ndërpresin të gjithë tregtinë me Moskën, për të ndaluar ushqyerjen e makinës së luftës së Kremlinit. Bashkimi Europian ka vendosur së fundmi një embargo progresive me përjashtime ndaj importeve të naftës ruse. Gazi rus, nga i cili varet në mënyrë thelbësore, aktualisht nuk pritet të jetë objekt i një mase të tillë.

Sipas studimit, BE përbënte 61% të importeve të karburanteve fosile, me vlerë rreth 57 miliardë euro, në 100 ditët e para të luftës (24 shkurt-3 qershor). Importuesit kryesorë të naftës ruse gjatë kësaj periudhe ishin Kina (12.6 miliardë euro), Gjermania (12.1 miliardë) dhe Italia (7.8 miliardë). Të ardhurat e Rusisë vijnë kryesisht nga shitja e naftës së papërpunuar (46 miliardë), tubacioneve të gazit (24 miliardë), produkteve të naftës, gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe qymyrit.

Megjithëse eksportet ranë në maj dhe Moska u detyrua të shesë nën çmimet e tregut, Rusia ka përfituar nga rritja e çmimeve globale të energjisë. Edhe pse disa vende kanë bërë përpjekje të mëdha për të reduktuar importet e tyre (Polonia, Finlanda, shtetet baltike), të tjera kanë rritur importet: Kina, India, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca.

Sipas një analisti të Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, ndërsa BE parashikon sanksione më të ashpra kundër Rusisë, Franca ka rritur importet e saj dhe është bërë blerësi më i madh i gazit rus në botë.

Këto ishin blerje që paguhen menjëherë dhe jo sipas kontratave afatgjata, që do të thotë se Franca me vetëdije vendosi të blinte më shumë energji ruse pavarësisht pushtimit të Ukrainës, vëren analisti.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=kGgJv81kNtI

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat