Shqipëria Postuar më 13 Qershor 2022, 13:30

Vjosa, memorandum për “park kombëtar” - Rama: S’do lejohet asnjë veprimtari ekonomike, ndaluam hidrocentralet në Valbonë

Nga SCAN TV

Pas shumë diskutimesh për mbrojtjen  e Vjosës, Ministria e turizmit dhe mjedisit u bind për të nënshkruar një memorandum për ta shpallur këtë lum në park kombëtar. Teksa mori pjesë në bashkëpunimin me organizatën Patagonia, Kryeministri Rama në fjalimin e tij në këtë aktivitet e konsideroi Vjosën si egërsirën e fundit lumore që nuk do hyjë në cirkun e kafshëve të zbutura.

'Kur na thonë që ky është lumi i fundit, bëjnë sikur harrojnë që lumenjtë e tjerë të egër i kanë zbutur, për veten e tyre, kurse këtu e duan të egër, ne nuk jemi kundra, por këta që e duan Vjosën të egër duan të kenë parasysh që ne nuk mund të ndërtojmë një rezervat, por një hapësirë për një zhvillim që mbron mjedisin dhe ushqen shëndetshëm gjeneratat.'

Plani i qeverisë për të ndërtuar më shumë se 30 hidrocentrale përgjatë rrjedhës së Lumit Vjosa u anulua teksa vet kryeministri Rama premtoi se do të ndalohet çdo veprimtari ekonomike që e cënon këtë lumë. Ne e vendosëm Vjosën në mbrojtje. Ky është fakt i shkruar. Ishin planifikuar që të ndërtoheshin hidrocentrale. 12 vetëm në Valbonë ishin parashikuar. E njëjta gjë ishte dhe me Vjosën. ne e kthyem në zonë të mbrojtur për të mos lejuar dëmtimin e saj. Të jemi të qartë se kur flasim për park kombëtar, marrim përsipër ndalimin kategorik të çdo biznesi apo veprimtarie ekonomike që mund të cënojë trupin e lumit dhe krahët e tij. Duke shpallur Vjosën Park Kombëtar do të kemi përfitime ekonomike Është parku më i madh i Shqipërisë. Na vë para detyrimit për të ndërtuar një ngrehinë institucionale dhe për të rijetëzuar institucionet që kanë veprimtari që ndërthuren me gjithçka ka me përmbajtjen e parkut, që do të kërkojë kapacitete të larta njerëzore, profesionale dhe eksperiencë të madhe.

Kryeministri shtoi se deri sot i janë shtuar territorit të vendit zona të mbrojtua, duke e çuar në 21 %,  ndërkohë që ambicia sipas tij deri në 2030 është në 30%.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=myubOKWQN1s

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat