Shqipëria Postuar më 13 Qershor 2022, 11:50

Debitorët e “pabindur”, përmbarimi thërret policinë - Udhëzimi i Qeverisë: Ndërhyrje menjëherë nëse ka rrezik për jetën!

Nga SCAN TV

Përmbaruesit privatë do mund t’i drejtohen policisë në rastet kur nuk arrijnë të ekzekutojnë titujt ekzekutivë, për shkak të rezistencës nga subjektet apo kur u rrezikohet jeta.

Në prill të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka lëshuar një Udhëzim i cili detyron Policinë e Shtetit të ndërhyjë edhe menjëherë kur thirren nga përmbaruesit privatë. Sipas udhëzimit, Forcat e Rendit vihen në lëvizje në rastet kur ekzekutimi i procedurave përmbarimore paraqet rrezik për jetën, shëndetin dhe dinjitetin e: a) përmbaruesit  gjyqësor privatë; b) personave të tjerë që do të asistojnë dhe janë të pranishëm gjatë ekzekutimit; c) kreditorit apo debitorit.

Përmbaruesi gjyqësor privat që ka vlerësuar të nevojshme ndihmën, prezencën apo mbështetjen e Policisë së Shtetit, dërgon në Komisariatin përkatës kërkesën për ndërhyrje 5 ditë përpara datës së ekzekutimit. Në kërkesë, Përmbaruesi argumenton edhe në lidhje me rrezikun, vështirësitë, pengesat e hasura apo të mundshme gjatë ekzekutimit.

Policia e Shtetit përgjigjet jo më vonë se 3 (tri) ditë nga marrja e kërkesës për mbështetje, presence ose ndihmë ndaj përmbaruesit gjyqësor privat, me përjashtim të rasteve kur kërkesa çmohet se paraqet një urgjencë dhe rrezikshmëri të veçantë për jetën dhe shëndetin e përmbaruesit gjyqësor privat. “Në këto raste prezenca, ndihma apo mbështetja duhet të jetë e menjëhershme”, përcakton vendimi i Këshillit të Ministrave.

Mosekzekutimi i tituvje ekzekutive apo vendimeve gjyqësore është një problem i bartur në vite, nga i cili vuajnë shumë biznese e individë, duke nisur nga sistemi bankar.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=m4uiLXA5pRc

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat