‘Marketimi dhe shitja e fondeve të investimit të licencuara në BE’: -Çfarë parashikon rregullorja e agjentit?!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se ligji i ri “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” parashikon për herë të parë mundësinë e marketimit dhe shitjes në Shqipëri të fondeve të investimit të licencuara në një vend anëtar të BE-së.
AMF bën me dije se ka nxjerrë së fundmi për konsultim publik projektrregulloren “Për regjistrimin e agjentit të shitjes së sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike të licencuara në një shtet anëtar të BE-së”.
Sipas njoftimit kjo projekt rregullore përcakton kërkesat për regjistrimin e personave juridikë të përcaktuar në ligjin “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e marketimit dhe shitjes së kuotave të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike të licencuara në një shtet anëtar të BE-së dhe të njohura nga Autoriteti.
Sipas informacionit të publikuar rolin e agjentit të lidhur për të marketuar dhe shitur fonde të një shoqërie të licencuar në një vend të BE, mund ta kryejnë shoqëritë e sigurimit, shoqëritë komisionere, bankat ose persona të tjerë juridikë (përfshirë shoqëritë administruese të SIK) që kanë licencën e nevojshme nga Autoriteti në zbatim të legjislacionit në fuqi për tregjet e kapitalit, të cilët kanë lidhur kontratë me shoqërinë administruese ose degën e shoqërisë administruese të licencuar në një vend të BE-së.
‘Projektrregullorja e hartuar plotëson më tej aktet e nevojshme nënligjore që mundësojnë marketimin dhe shitjen në Shqipëri të fondeve të investimeve të licencuara në një vend anëtar në BE-së. Në këtë mënyrë, investitorët në Shqipëri do të kenë më shumë alternativa si dhe akses për të investuar direkt në sipërmarrje të investimeve kolektive të licencuara në BE,’ shkruhet në njoftim.
Dokumentacioni i nevojshëm që duhet t’i paraqitet Autoritetit për t’u regjistruar si agjent shitjeje i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive me ofertë publike të licencuar në një vend anëtar të BE-së, specifikohet në projektrregullore.
Nw njoftim thuhet gjithashtu se projektrregullorja përcakton detyrat dhe funksionet e agjentit të shitjes, i cili në bazë të kërkesave ligjore duhet të veprojë gjithmonë në interesin më të mirë të investitorëve dhe të sipërmarrjeve të investimeve kolektive për të cilat kryen funksionin e agjentit të shitjes. ‘Dokumenti detajon gjithashtu elementët dhe periodicitetin e raportimit të agjentit të shitjes në Autoritetit në lidhje me veprimtarinë e marketimit dhe shitjes.’
E . S / SCAN

Kriza nuk ndal emigrantët të dërgojnë pará/ Remitancat, niveli më i lartë prej 2008-ës këtë vit. Rreth 1 mijë euro dërgesa vjetore për familje
Kriza ekonomike që ka përfshirë thuajse çdo cep të globit, me konsumatorin dhe familjet që po e vuajnë në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen e çmimeve, duket se......

Është më mirë të flesh vetëm apo i shoqëruar? Varet!
Fjetja pranë partnerit siguron një cilësi më të mirë të gjumit dhe është e mirë për shëndetin mendor. Ndarja e krevatit me një fëmijë, nga ana tjetër......

Studimi: Arsenali bërthamor global pritet të rritet për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë!
Arsenali global bërthamor pritet të rritet në vitet e ardhshme për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, ndërkohë që rreziku i përdorimit të armëve të tilla......

Para-vera më e nxehtë në të paktën 20 vjet – Spanja ‘mbytet’ në temperatura rekord!
Spanja është përfshirë në valën më të nxehtë të para verës në të paktën 20 vjet. Një re ajri e nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut ka rritur temperaturat deri......

"Dracron"/ Pol i ri politik Francë-Itali në BE?
Gjermania dhe Franca deri më tani konsideroheshin si motori i BE. A po krijohet një kundërpeshë në BE me duetin e ri harmonik Macron-Draghi dhe si e shikon......

‘Kërcen’ Dollari dhe Franga ndërsa Euro dhe Paundi e fillojnë javën negativisht!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar sërish rritje këtë të hënë në raport me javën e kaluar duke u blerë sot me 113.3 lekë dhe......

Britania sfidon BE-në duke hequr rregullat tregtare të Irlandës së Veriut – Europa mund të nis veprime ligjore
Britania do të propozojë kapërcimin e rregullave të tregtisë pas Brexit me Irlandën e Veriut, në një lëvizje që do të ndezë tensionet me Bashkimin Evropian që......

Me 30 qershor hapet aksi që lidh Delvinën e Sarandën - Segmenti Shijan-Ura e Gajdarit, vazhdimi i aksit Kardhiq-Delvinë
Segmenti rrugor Shijan-Ura e Gajdarit, i cili është vazhdimi i aksit Kardhiq-Delvinë, i është nënshtruar një rehabilitimi të plotë, për ta kthyer atë në......