Me 30 qershor hapet aksi që lidh Delvinën e Sarandën - Segmenti Shijan-Ura e Gajdarit, vazhdimi i aksit Kardhiq-Delvinë
Segmenti rrugor Shijan-Ura e Gajdarit, i cili është vazhdimi i aksit Kardhiq-Delvinë, i është nënshtruar një rehabilitimi të plotë, për ta kthyer atë në parametrat e duhur. Punimet, të cilat kanë të bëjnë me zgjerimin, asfaltimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në këtë segment, janë drejt përfundimit.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ndoqën nga afër ecurinë e punimeve, ku po punohet paralelisht me asfaltimin, ndërtimin e tombinove dhe shtratin e rrugës, për të bërë të mundur përfundimin në afat.
“Kemi të bëjmë me një zgjerim të rrugës ekzistuese, nga një rrugë që ishte 6 metra e kemi në një rrugë me 10.5 metra për t’ju përshtatur kategorisë së rrugës që është rruga Kardhiq-Delvinë. Gjithashtu, përveç kësaj kemi bërë edhe rregullimin e kthesave dhe devijimin e disa pjerrësive të mëdha që kemi në zonën para se të hyjmë në Qafë Gjashtë në Sarandë”, bëri të ditur kreu i ARRSH.
Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i segmenteve rrugore, Ura e Gajdarit-Ura e Kranesë dhe Ura e Kranisë-Qafë Botë duke bërë të mundur përmirësimin e aksesit me pikën kufitare të Qafë Botës.
Ministrja Belinda Balluku tha se është e rëndësishme jo vetëm ndërtimi i akseve rrugore kryesore, por edhe lidhja e tyre me segmentet e tjera për të bërë të mundur lidhjen e të gjitha zonave.
“Të gjitha veprat e mëdha, të cilat ne po ndërtojmë në të gjithë vendin, kanë gjithmonë dhe një pjesë të mirë studiuar përsa i përket lidhjeve, qoftë me fshatrat apo zonat e tjera rurale për shkak të zhvillimit të agrobiznesit kohët e fundit, ose edhe me pikat kufitare shumë të rëndësishme për ti dhënë mundësi të gjithë vizitorëve për hyrje të shpejt në Shqipëri apo edhe udhëtarëve shqiptarë që dalin nga territori. Kështu që çdo projekt i madh, ashtu siç është ai i Kardhiq-Delvinë,s ka edhe pjesët plotësuese për ta bërë funksionale në të gjithë territorin”, u shpreh Balluku.
Punimet për rehabilitimin e segmentit Shijan-Ura e Gajdarit pritet të përfundojnë brenda muajit qershor.
SCAN
Sondazh

2500-60 mijë euro grante për peshkatarët - Aplikimet deri në fund të muajit. Fondi 720 mijë euro
Deri në fund të qershorit sektori i peshkimit do të ketë mundësinë të përfitojë nga grantet e dhëna në kuadër të projektit “Support to Fishery Sector in......

Si minat lundruese po ndalojnë largimin e grurit nga portet e Ukrainës duke përkeqësuar krizën ushqimore!
Ndërsa Kombet e Bashkuara përpiqen të ndërmjetësojnë një rrugë për grurin nga Ukraina dhe zbutin shqetësimet për një krizë globale ushqimore, qindra miniera të......

Shpiket ngjitësi ushqimor i ngrënshëm për të mbyllur pitet dhe jo vetëm!
Jeni të lodhur që gjysma e përmbajtjes së qebapit ose bukës që kafshoni përfundon në pjatë (ose më keq, në pantallona)? Shkenca e ka një zgjidhje: është një......

Çmimi i benzinës në SHBA kap shifrën rekord për herë të parë në histori!
Çmimi i benzinës amerikane ishte mesatarisht më shumë se 5 dollarë për gallon (3.8 litra) për herë të parë të shtunën, treguan të dhënat nga AAA, duke zgjeruar......

Japonia lëshon një turbinë gjigante në oqean për të gjeneruar energji "të pakufishme"!
Thellë nën ujë, ekziston një burim energjie krejtësisht i ndryshëm nga çdo tjetër. Për ta përdorur atë, inxhinierët japonezë ndërtuan një përbindësh të vërtetë......

Makthet mund të jenë shenja të një sëmundjeje të pashërueshme!
Një studim tjetër i ekspertëve ka treguar se nëse meshkujt e moshuar fillojnë të kenë makthe shumë shpesh, atëherë kjo mund të sinjalizojë fazën fillestare të......

Studimi prej 100 mijë dollarë: NASA njofton fillimin e kërkimit të UFO-ve!
NASA nis kërkimet për UFO-t si pjesë e një drejtimi të ri shkencor drejt shkencës. Më 10 qershor, agjencia hapësinore njoftoi se po ndërtonte një ekip të......

6 Milion Euro për Task Forcën Mjekësore të Ballkanit - Strukturë e përbashkët ushtarake e 6 shteteve për përballjen e fatkeqësive në rajon
Këshilli Evropian ka krijuar një mekanizëm asistence prej 6 milionë eurosh në mbështetje të Task Forces Mjekësore të Ballkanit. Asistenca do të transmetohet......