Shqipëria Postuar më 11 Qershor 2022, 12:37

6 Milion Euro për Task Forcën Mjekësore të Ballkanit - Strukturë e përbashkët ushtarake e 6 shteteve për përballjen e fatkeqësive në rajon

Nga SCAN TV

Këshilli Evropian ka krijuar një mekanizëm asistence prej 6 milionë eurosh në mbështetje të Task Forces Mjekësore të Ballkanit. Asistenca do të transmetohet përmes Strukturës Europiane të Paqes. Mekanzimi i asistencës do të mbështesë rritjen e kapaciteteve të Task Forces Mjekësore të Ballkanit përmes blerjes së paisjeve dhe materialeve të nevojshme për njësitë mjekësore të forcave të Armatosura Shqiptare. Të Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe serbisë, të cilat janë vende pjesëmarrëse të Task Forces.

Objektivi është forcimi i kapaciteteve mjekësore ushtarake në rajon, dhe cc’është më e rëndësishmuja, kontributi në bashkëpunimin dhe bashkërendimin rajonal.

Për të arritur këtë objektiv, mekanizimi i asistencës do të financojë: Asetet e lëvizshme, komponentët për spitalet fushore në standardin e njohur si “Roli 2”, pajisje e material laboratorike, si dhe paisje të teknologjisë së informacionit.

Kërkesa për ndihmë ju drejtua Task Forces Mjekësore të Ballkanit nga republika e Maqedinsië së Veriut në prill 2022.

Struktura Evropiane e Paqes u krijua në vitin 2021 për mbështetjen e partnerëve në gjithë botën në sektorët e mbrojtjes e të ushtrisë, me qëllim final parandalimin e konflikteve, ruajtjen e paqes dhe rritjen e sigurisë e stabilitetit kudo.

Task Forca Mjekësore e Ballkanit është ideuar si një nismë rajonale ku marrin pjesë 6 shtete, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Mali I Zi, maqedonia e Veriut, Serbia e Sllovenia. Qëllimi është sigurimi i një reagimi të shpejtë e efektiv ndaj shteteve apo rajonave të goditur nga fatkeqësite me ndërhyrjen e kapaciteteve ushtarake e mjekësore të gjithë shteteve pjesëmarrëse në nismë.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat