Krijohet bateria e parë në botë CO2 për ruajtjen afatgjatë të energjisë së erës dhe diellit!
Megjithëse çlirimi i atmosferës nga dioksidi i karbonit është një nga betejat kryesore në luftën kundër ndryshimeve klimatike, një start-up italian ka gjetur një mënyrë për ta kthyer CO₂ në një armë kundër ngrohjes globale.
Të mërkurën, Energy Dome nisi pajisjen e saj të parë të baterive CO₂ në Sardenjë dhe hyri në fazën e shkallëzimit komercial.
Kompania ka zhvilluar një metodë magazinimi pa emetim që ruan energjinë e prodhuar nga dielli dhe era. CO₂ luan një rol të dobishëm në proces pasi ka veti që mund të ndihmojnë në ruajtjen e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë kur ajo shndërrohet nga gaz në lëng.
Teknologjia e ruajtjes mund të provojë të jetë një ndryshim i lojës në mënyrën se si përdoret energjia diellore dhe e erës, pasi ato janë energji të ndryshueshme që gjenerohen vetëm kur ka diell ose erë.
Avantazhi tjetër i kësaj teknologjie është se nuk mbështetet në bateritë litium-jon, të cilat shpesh përdoren për ruajtjen e energjisë. Procesi gjithashtu nuk përdor asnjë mineral të rrallë të tokës si kobalti.
Themeluesi tha se impiantet e para të magazinimit në shkallë të plotë të Energy Dome duhet të kushtojnë pak më pak se 200 dollarë (180 euro) për kilovat-orë, që është gjithashtu rreth gjysma e çmimit të një sistemi të ruajtjes së energjisë litium-jon.
Ishulli i Sardenjës është shtëpia e përsosur për uzinën 20 MW-200 MWh me një bollëk dielli dhe ere. Objekti gjithashtu përballet me dy termocentrale me qymyr në ishull, të cilët po hiqen gradualisht.
Kompania tani po përgatitet të vendosë fabrikën e saj të parë në shkallë të plotë deri në fund të vitit të ardhshëm.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Ekonomiku feston 65 vjetorin - Kule: Kemi mbushur instititucionet me profesionistë. Ibrahimaj: 274 të punësuar te Financat
Fakulteti i Ekonomisë së Universitetit të Tiranës ka festuar këtë fundjavë 65 vjetorin e themelimit. Në ceremoni morën pjesë Ministra, Deputetë, akademikë e......

“BOOM” aplikimesh për centrale diellore - Në rast finalizimi, kapaciteti shkon në 392 MW, që s’përfitojnë nga masat mbështetëse
Brenda një harku të shkurtër kohor, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur një numër i konsiderueshëm aplikimesh për ndërtimin e......

Ankandi për parqet eolike, larg finalizimit - Ofertat do hapen në 20 qershor, por fituesit do shpallen në mars 2023
Ofertat e pjesëmarrësve në ankandin e parqeve eolike do të hapen në 20 qershor, por shpallja e fituesve do të kërkojë edhe 9 muaj shtesë. Ndërkohë që, nëse......

Nis reforma për bashkëpronësinë në martesë - Qeveria merr 50 milionë euro borxh për fuqizimin e grave
Qeveria shqiptarë ka marrë një hua prej 50 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim, e cila synohet të përdoret në funksion të mbështetjes së barazisë......

Turqia dhe Greqia nisin ‘luftë fjalësh’ mbi ishujt e Detit Egje!
Një luftë fjalësh në përshkallëzim ka shpërthyer mes Turqisë dhe Greqisë për ishujt në detin Egje, me të dyja palët që tani shkëmbejnë akuza dhe kërcënime në......

Nëse je kaq i zgjuar, pse nuk je i pasur?!
Sa përcaktohet suksesi i ardhshëm i një fëmije nga inteligjenca e lindur? Ekonomisti James Heckman thotë se nuk është ashtu siç mendojnë njerëzit. Atij i......

Bashkitë, 12 punonjës për 1 mijë banorë - Cilat janë 5 njësitë e “fryra”? 2021-shi shënon rekord shpenzimesh për punonjësit
Rritja e efiçiencës në përdorimin e burimeve financiare në dispozicion është sfidë e vazhdueshme për bashkitë në Shqipëri . Zgjerimi i gamës së shërbimeve......

40% më shumë robotë “të punësuar” në SHBA - Punëdhënësit ankohen për mungesë të fuqisë punëtore
Porositë për robotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën me 40% në tremujorin e parë, pasi punëdhënësit përballen me mungesën e fuqisë punëtore. Ata......