40% më shumë robotë “të punësuar” në SHBA - Punëdhënësit ankohen për mungesë të fuqisë punëtore
Porositë për robotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën me 40% në tremujorin e parë, pasi punëdhënësit përballen me mungesën e fuqisë punëtore. Ata gjithnjë e më shumë po i drejtohen teknologjisë së automatizuar dhe robotëve.
Ndërsa orientimi drejt automatizimit sigurisht nuk është një fenomen i ri, ai është bërë një zgjidhje e mirë për kompanitë që luftojnë për të përmbushur kërkesën në një treg të tkurrur amerikan të kohëve të fundit, sipas raportimeve të Uall Street Journal. Porositë e robotëve u rritën 40% në tremujorin e parë të 2022 dhe me 21% në përgjithësi në 2021, sipas Shoqatës për Avancimin e Automatizimit në SHBA, duke e çuar industrinë në një vlerë prej 1.6 miliardë dollarësh.
Robotët po ofrojnë të paktën një zgjidhje të përkohshme për bizneset amerikane që përballen me vështirësitë e punësimit në tregun e tkurrur të punës në vend që nga Lufta e Dytë Botërore, të dëmtuar nga pandemia, shifrat rekord të largimeve nga puna dhe trazirat e mëdha ekonomike.
Në mars, hapjet e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një rekord prej 11.5 milionë, dhe disa ekspertë kanë parashikuar se kriza e punës mund të zgjasë për disa vjet. Mungesat kanë pasur tashmë një ndikim të rëndësishëm në gjithçka, nga udhëtimi ajror tek shitja me pakicë, pasi kompanitë janë të detyruara të reduktojnë prodhimin. Megjithatë, teknologjia e avancuar po i lejon makineritë të ndihmojnë një numër në rritje të sektorëve të industrisë, duke u bërë në të njëjtën kohë më të aksesueshëm. Ekspertët shprehen se robotët po bëhen më të lehtë për t'u përdorur, në një kohë që kompanitë mendonin se automatizimi ishte shumë i vështirë ose shumë i shtrenjtë për t'u zbatuar.
Por ndërsa përdorimi i robotëve rritet, disa kanë shprehur shqetësimin për makineritë që zëvendësojnë punëtorët, pasi mungesa e fuqisë punëtore konsiderohet e përkohshme.
SCAN
Sondazh

Protesta e kamionistëve bllokon Korenë e Jugut - Zinxhirët globalë të furnizimit vuajnë pasojat. Gjendje alarmi nga çipat tek betoni
Nga automjetet tek çipat gjysmëpërçues, nga telefonat celularë tek çeliku dhe betoni. Greva e kamionistëve - në ditën e saj të katërt radhazi - po paralizon......

Si e ulin qeveritë inflacionin?!
Inflacioni ndodh kur shpenzimet për mallra dhe shërbime tejkalojnë prodhimin. Çmimet mund të rriten për shkak të kufizimeve të ofertës që rrisin koston e......

Paga minimale në Gjermani: 12 euro në orë - Vendimi pritet të ndikojë negativisht në vende të tjera europiane
Berlini miratoi pagën e re minimale në Gjermani. Një rritje në dy faza parashikohet me hapin e parë nga 9.82 në 10.45 euro në 1 korrik dhe një të dytë nga......

Dubai dhe mbingarkesa në punë - Qyteti renditet si i pari në botë, por pavarësisht kësaj njerëzit thonë se ia vlen
Dubai, është cilësuar si qyteti më i mbingarkuar në botë për sa i përket punës në një studim të kryer nga kompania e kontrollit të aksesit, Kisi. Për......

Ulet papunësia, por rritet te të rinjtë/ Norma e përgjithshme zbret në 11.3% për T1, por ngjitet në 20.7% për moshën 15-29 vjeç
Treguesit më të fundit të tregut të punës të publikuara nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se shkalla zyrtare e papunësisë në vendin tonë gjatë tremujorit......

2022 “tkurr” pagat me 0.5% - Rroga mesatare e një shqiptari, 59 mijë lekë!
Paga mesatare bruto në Shqipëri, për tremujorin e parë të këtij viti, ka pësuar një rënie të lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës të vitit të kaluar.......

Amazon “rekruton” të pakënaqurit e Tesla - Musk urdhëroi të gjithë që të kthehen në zyra duke ndaluar punën nga shtëpia
Punonjësit e Tesla-s mund të mos kenë nevojë të kthehen në zyrë në fund të fundit - nëse janë të gatshëm të largohen. Disa rekrutues në sektorin e teknologjisë......

Ulet papunësia, por rritet te të rinjtë - Norma e përgjithshme zbret në 11.3% për T1, por ngjitet në 20.7% për moshën 15-29 vjeç
Treguesit më të fundit të tregut të punës të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se shkalla zyrtare e papunësisë në vendin tonë gjatë tremujorit......