Shqipëria Postuar më 11 Qershor 2022, 12:19

Ekonomiku feston 65 vjetorin - Kule: Kemi mbushur instititucionet me profesionistë. Ibrahimaj: 274 të punësuar te Financat

Nga SCAN TV

Fakulteti i Ekonomisë së Universitetit të Tiranës ka festuar këtë fundjavë 65 vjetorin e themelimit. Në ceremoni morën pjesë Ministra, Deputetë, akademikë e studentë. Në fjalën përshëndetëse, Dekani Dhori Kule tha se Fakulteti diti më së miri t’i përshtatej ndrydshimeve të kohës, përmes një stafi të shkëlqyer akademik, duke qenë sot një prej furnizurve kryesorë të biznesit me profesionistë e kërkues shkencorë.

Përvjetori i 65-të i Fakultetit të Ekonomisë u përshëndet edhe nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, sipas së cilës, aktualisht numërohen 274 studente ekselence te tij punesuar ne Ministrinë e Financave dhe institucionet e varësisë. Në fund të ceremonisë, Ibrahimaj dhe Kule nënshkruan një memorandum bashkëpunimi mes Këshillit të Investimeve dhe Fakultetit të Ekonomisë së UT.

Me rastin e 65 vjetorit, Fakulteti i Ekonomisë, UT, organizoi Konferencën Ndërkombëtare me temë “Rebound, Rebuild, and Reinvent for a Sustainable and Equitable Development”, duke ofruar një platformë akademikëve, studiuesve dhe praktikuesve kryesorë për të ndarë njohuritë, përvojën dhe idetë e tyre në një gamë të gjerë fushash shkencore me një interes të përbashkët në promovimin e zhvillimit të barabartë dhe të qëndrueshëm.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=dO2utq8I0o0

Sondazh

Poll
Bota 28 Prill

Nëse je kaq i zgjuar, pse nuk je i pasur?!

Sa përcaktohet suksesi i ardhshëm i një fëmije nga inteligjenca e lindur? Ekonomisti James Heckman thotë se nuk është ashtu siç mendojnë njerëzit. Atij i......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat