Energjia dhe lëndët e para - Europa po kalon nga varësia ndaj Rusisë, në atë ndaj Kinës
Të dhënat e pubikuara nga “National Renewable Energy Laboratory” i administratës amerikane, bëjnë të qartë se ka një rrezik për kalimin nga varësia ruse në atë kineze për sa i përket lëndëve djegëse por dhe energjisë së rinovueshme mbi të cilën Europa po “vë bast” për të ardhmen e saj. Europa do të varet nga Kina për procesin e nxjerrjes dhe të përpunimit të lëndëve të para që duhen për bateritë e automjeteve elektrike.
Për panelet fotovoltaike ose turbinat me erë. Rreziku për një situatë të tillë, sipas ekspertëve, është edhe më i madh nga sa duket, sepse Kina shpesh ka një pozicion dominues edhe në momentin që prejardhja e një materiali të caktuar strategjik, nuk e bën të qartë këtë. Ky është rasti, për shembull, i kobaltit, një metal i pranishëm për rreth 14 kilogramë në një bateri tipike të një automjeti elektrik: 70% e kobaltit të nxjerrë në botë vjen nga Republika Demokratike e Kongos, shpjegon FMN; por atje 15 nga 19 minierat aktive janë në pronësi ose kontrollohen në një mënyrë tjetër nga subjekte kineze. Me pak fjalë, Kina ka kuptuar gjithçka e para. Lidershipi kinez ka lexuar në mënyrë strategjike të ardhmen e Europës, dhe tani duket në prag të shndërrimit në një superfuqi energjetike të gjeneratës së ardhshme.
Në dy dekadat e ardhshme, deri në vitin 2040, ndoshta do të transferohen shuma që tejkalojnë 10 trilion dollarë në Pekin, njësoj me ato të paguara në dy dekadat e fundit. nga Perëndimi në Rusi ose në vendet e Gjirit për gazin dhe naftën.
Ky dominim ka edhe avantazhe informacioni për Pekinin, sepse vetëm ata që prodhojnë panele fotovoltaike e dinë, për shembull, sa ndotin realisht në prodhimin dhe shitjen e tyre nëpër botë. Kina dominon në industrinë fotovoltaike, por procesi i prodhimit dhe shpërndarjes është i paqartë dhe energjia elektrike të prodhuara nga ato panele mund të kenë intensitet karboni - domethënë, mund të ndotin - pak a shumë si një termocentral me gaz. Sot e dinë vetëm ata, kinezët. Por nëse konfirmohet, do të ishte skandali më i madh në industri që nga Dieselgate shtatë vjet më parë.
Ekspertët paralajmërojnë se një efekt anësor i luftës në Ukrainë do të jetë dhe përfitimi i një pozicioni kyç nga ana e Pekinit në një sektor strategjik si ai gjysëmpërçuesve.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=RwL36jl1mzA
Sondazh

Putin: Perëndimi nuk bën dot pa gazin rus - Presidenti i Rusisë u shpreh se do të duhen vite për të zëvendësuar furnizimin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shpreh se do të duhen vite para se perëndimi mos të përdorë më naftën dhe gazin rus. Lajmi u raportua nga agjencia ruse e......

Rusia, 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve - Në 100 ditët e para të luftës, Franca është bërë blerësi më i madh i gazit rus në botë
Rusia ka arkëtuar 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve fosile në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës që nisi më 24 shkurt, me pjesën më të......

Infarkti në zemër/ Studimi i ri: Një vizitë tek okulisti mund të parashikojë rreziqet!
Rreziku i një infarkti në zemër mund të parashikohet nga një vizitë okulistike rutinë, jo invazive. Është ky rezultati i studimit më të fundit të Shoqërisë......

Google do paguajë 118 milionë dollarë - Humb gjyqin përballë ish-nënpunëseve femra që e akuzonin për diskriminim gjinor
Google ka pranuar të paguajë 118 milion dollarë për të zgjidhur një padi kolektive për diskriminim gjinor. Padia u ngrit në vitin 2017 nga disa ish-punonjëse......

Vjosa, memorandum për “park kombëtar” - Rama: S’do lejohet asnjë veprimtari ekonomike, ndaluam hidrocentralet në Valbonë
Pas shumë diskutimesh për mbrojtjen e Vjosës, Ministria e turizmit dhe mjedisit u bind për të nënshkruar një memorandum për ta shpallur këtë lum në park......

Mundësi e “artë” financimi për kompanitë e peshkimit - Kriteret/ Cilat përfitojnë grante deri në 50 për qind për investime në anije
Kompanitë e peshkimit kanë dy javë afat për të aplikuar për grante të vëna në dispozicion nga Bashkimi Europian me qëllim kryerjen e investimeve në anijet e......

Bizneset, “pasaportë diplomatike” në dogana - Sinani: Ulje e kostove dhe kohës së zhdoganimit, kush përfiton!
Bizneset që ushtrojnë aktivitet import-eksport kanë mundësi që përmes statusit “Operator Ekonomik i Autorizuar” të pajisen më një lloj “pasaporte diplomatike”......

Ekonomia, “me sytë” nga turizmi/ Turistët shpenzuan 408 mln euro në tre muajt e parë, rekord historik, 65% mbi mesataren
Turizmi duket se do të jetë një prej shtyllave kryesore në të cilat do të mbështet ekonomia shqiptare këtë vit, sidomos me krizën e çmimeve që ka prekur......