Bota Postuar më 13 Qershor 2022, 13:42

Putin: Perëndimi nuk bën dot pa gazin rus - Presidenti i Rusisë u shpreh se do të duhen vite për të zëvendësuar furnizimin

Nga SCAN TV

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shpreh se do të duhen vite para se perëndimi mos të përdorë më naftën dhe gazin rus. Lajmi u raportua nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, që citon burime nga një takim i liderit të Kremlinit me sipërmarrës të rinj.

Putin konfirmoi se në termat e refuzimit të burimeve energjitike ruse, është e pamundur që të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Deklarata e presidentit rus vjen në një moment që parashikohen të ardhura më të mëdha nga eksportet e naftës dhe gazit të Rusisë këtë vit. Çmimet e naftës janë rritur rreth 50% këtë vit dhe po tregtohen në nivelet më të larta të 13 viteve, me një rikuperim të fortë të kërkesës. Lufta në Ukrainë shton shqetësimet për furnizimet pasi Rusia e cila po vuan sanksionet e ashpra të perëndimit për shkak të luftës, është një prodhues i madh i energjisë.

Blomberg Economics, raportoi në fillim të këtij muaji se fitimet në çmimet e energjisë mund të sjellin nga shitjet e naftës dhe gazit rus në 285 miliardë dollarë këtë vit - 20% më e lartë se 235.6 miliardë dollarë të marra nga nafta dhe gazi i vendit në vitin 2021. Pavarësisht sanksioneve të gjera dhe gjithëpërfshirëse kundër Rusisë në shumë sektorë, Bashkimi Europian mbetet i varur nga gazi natyror rus dhe nuk ka sanksionuar importet e karburantit. Ekonomia kryesore europiane, Gjermania,  aktualisht merr rreth 35% të gazit të saj natyror nga Rusia dhe planifikon të heqë dorë nga importet deri në vitin 2024.

BE ka rënë dakord të reduktojë deri në 90% importet e naftës ruse deri në fund të këtij viti. SHBA ndaloi importet ruse të energjisë në mars. Megjithatë, vende si Kina dhe India po blejnë naftë ruse me zbritje, duke minuar sanksionet ndërkombëtare.

Amos Hochstein, i dërguari special i SHBA-së për çështjet e energjisë, u tha senatorëve se Rusia po grumbullon më shumë para’ nga eksportet e naftës dhe gazit sesa përpara se të pushtonte Ukrainën. Ai i kërkoi Indisë që të përmbahet nga blerja e tepërt e naftës ruse.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Vy2Y43TXqCI

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat