Tregtia online, biznesi shqiptar në fund të Europës - Vetëm 1 në 7 ndërmarrje shiti mallra dhe shërbime përmes internetit
Shqipëria renditet mes katër vendeve të fundit në Europë sa i përket normës së ndërmarrjeve të cilat kanë shitur mallra ose shërbimë online gjatë vitit 2022. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” bëjnë me dije se vetëm 13.5% e ndërmarrjeve në vendin tonë janë angazhuar në shitjet online. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues vlerësohet në 22.8%.
Vitet e fundit shumë prej bizneseve po shfrytëzojnë teknologjinë për të shitur produktet dhe shërbimet në internet. Sipas të dhënave të publikuara nga EUROSTAT, të dhëna këto që i referohen statistikave të tregtisë elektronike rezulton se është rritur norma e ndërmarrjeve të BE-së të cilat kanë operuar online me shitjet e tyre gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin paraardhës.
Midis vendeve të BE-së, përqindja më e lartë e ndërmarrjeve që angazhohen në shitje online u regjistruan në Lituani, Suedi dhe Danimarkë. Në këto shtete aktiviteti i shitjeve është kryer online nga 38.4% e ndërmarrjeve në Suedi, 37.6% në Lituani dhe 36.2% në Danimarkë. Nga ana tjetër, përqindjet më të ulëta u regjistruan në Rumani, Luksemburg dhe Bullgari, ku ndërmarrjet që operuan online përbënin 11.2% deri në 14.9% të ndërmarrjeve totale.
Nëse analizën e përqendrojmë në një spektër më të ngushtë, pra duke marrë në konsideratë Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, të dhënat tregojnë se Serbia dhe Bosnje Hercegovina renditen në krye të listës përsa i përket ndërmarrjeve që aktivitetin e tyre të shitjeve e kryen online gjatë vitit 2022. Përkatësisht, shitjet u kryen online nga 28% e ndërmarrjeve që operonin në Serbi dhe 23.5% e ndërmarrjeve që operonin në Bosnje Hercegovinë.
Ndërsa vendin e tretë e gëzon Shqipëria ku 13.5% e ndërmarrjeve tona janë angazhuar në shitjet online duke lënë pas kështu ndërmarrjet që operojnë në Maqedoninë e Veriut, e cila renditet në fund të Europës.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Ryanair paralajmëron rritjen e çmimeve të biletave - Për shkak të vonesave në dorëzimet e avionëve Boeing
Biletat e kompanisë ajrore Ryanair këtë verë mund të kushtojnë 5 deri në 10% më shumë për shkak të vonesës së Boeing në dërgesat e avionëve të rinj.......

Përfitimet nga hekurudha Vorë-Hani i Hotit - Dokumenti/Elektrifikimi, kushte më të mira për pasagjerët, mallrat dhe mjedisin
Teksa hënën u firmos marrëveshja e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, rehabilitimi i hekurdhurës Vorë-Hani i Hotit parashikohet të sjellë......

Vizita e Zelensky-t dhe samiti i Ballkanit Perëndimor - Policia gati planin e masave, ‘blindohet’ kryeqyteti!
Drejtori për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, gjatë një konference për media ka njoftuar planin e masave që do të ndërmerren për sigurimin e rendit gjatë......

Çfarë janë bankat ’hije’ që po dështojnë në Kinë dhe si mund të ndikojnë ato në Europë?
Trustet kineze dhe kompanitë e menaxhimit të pasurisë kanë qenë duke luftuar nën peshën e rregullave shtrënguese dhe krizës së vazhdueshme të pronave të Kinës,......

Zbulohet depozitë e madhe gazi në Arabinë Saudite - ARAMCO: Rezervat shtesë arrijnë në 420 miliardë metra kub
Arabia Saudite ka konfirmuar se sasi të konsiderueshme të rezervave shtesë të gazit janë zbuluar në fushën gjigante Jafura të kompanisë shtetërore të naftës......

Automjetet do të “ushqehen” nga copat e drurit - Transformimi në grafit sintetik mund të përdoret në bateritë
Një kompani në Zelandën e Re po i kthen copat e drurit të hedhura në grafit sintetik që mund të përdoret në bateritë e automjeteve elektrike. “CarbonScape”......

Gabimet e restoranteve në SHBA - Shërbimi i ngadaltë, stafi i hutuar dhe rendi i gabuar i shërbimeve
Shërbimi i ngadaltë, stafi i hutuar ose rendi i gabuar i shërbimeve duket se janë ndër përvojat e këqija të miliona amerikanëve vitet e fundit kur darkojnë......

10 vjet burg ose gjoba deri në 40 milionë euro – BE, organi parë ndërkombëtar që sjell ligjin për krimet mjedisore!
Bashkimi Europian është bërë organi i parë ndërkombëtar që kriminalizon rastet më të rënda të dëmtimit mjedisor që janë “të krahasueshme me ekocidin”.......