Zbulohet depozitë e madhe gazi në Arabinë Saudite - ARAMCO: Rezervat shtesë arrijnë në 420 miliardë metra kub

Arabia Saudite ka konfirmuar se sasi të konsiderueshme të rezervave shtesë të gazit janë zbuluar në fushën gjigante Jafura të kompanisë shtetërore të naftës Aramco. Rezervat shtesë arrijnë në 420 miliardë metra kub gaz dhe dy miliardë fuçi kondensatë, sipas deklaratës zyrtare të Ministrisë së Energjisë.
Burimet në fushën Jafura tani vlerësohen në rreth 6.4 trilion metra kub gaz dhe 75 miliardë fuçi kondensatë, gjë që u konfirmua nga një kompani e madhe e pavarur konsulente e specializuar në fushën e miratimit të burimeve dhe rezervave të provuara.
Fusha e gazit jokonvencionale Jafura ndodhet në juglindje të fushës së naftës Gawar në provincën lindore të mbretërisë. Burimet jokonvencionale u referohen atyre që kërkojnë metoda të avancuara të nxjerrjes.
Riadi është angazhuar për zhvillimin e fushës dhe Saudi Aramco ka dhënë kontrata me vlerë 10 miliardë dollarë në vitin 2021 për sipërmarrjen. Në atë kohë, shpenzimet kapitale në Jafura - fusha më e madhe e gazit e pashfrytëzuar e mbretërisë - pritej të arrinin 68 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të para të zhvillimit. Pellgu i Jafurës ‘mban’ fushën më të madhe të gazit në Lindjen e Mesme.
Ajo mbulon një sipërfaqe prej 17.000 kilometra katrorë. Prodhimi i gazit natyror në Jafura pritet të dhjetëfishohet. Kjo do ta bëjë Arabinë Saudite, ekonominë më të madhe në botën arabe, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të gazit natyror.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Automjetet do të “ushqehen” nga copat e drurit - Transformimi në grafit sintetik mund të përdoret në bateritë
Një kompani në Zelandën e Re po i kthen copat e drurit të hedhura në grafit sintetik që mund të përdoret në bateritë e automjeteve elektrike. “CarbonScape”......

Gabimet e restoranteve në SHBA - Shërbimi i ngadaltë, stafi i hutuar dhe rendi i gabuar i shërbimeve
Shërbimi i ngadaltë, stafi i hutuar ose rendi i gabuar i shërbimeve duket se janë ndër përvojat e këqija të miliona amerikanëve vitet e fundit kur darkojnë......

10 vjet burg ose gjoba deri në 40 milionë euro – BE, organi parë ndërkombëtar që sjell ligjin për krimet mjedisore!
Bashkimi Europian është bërë organi i parë ndërkombëtar që kriminalizon rastet më të rënda të dëmtimit mjedisor që janë “të krahasueshme me ekocidin”.......

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga forcohet!
Dollari amerikan ka humbur pikë nga dje duke u blerë sot me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane nuk......

Shqipëria ofrohet për Samitin e NATO-s në 2027. Kryeministri Rama letër falënderuese Sekretarit Blinken
Pas vizitës që Sekretari i Shtetit Amerikan Antony Blinken zhvilloi në Shqipëri më 15 shkurt, Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër mirënjohjej, në të......

Balluku në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor: Firmoset me BERZH marrëveshja e financimit për hekurudhën Vorë - Hani i Hotit
https://www.youtube.com/watch?v=1vCjdl0ZGNs Firmoset marrëveshja e financimit për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë- Hani i Hotit. Marrëveshja u nënshkrua......

Hungaria ratifikon ofertën e Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO!
Parlamenti i Hungarisë ka ratifikuar ofertën e Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO, duke pastruar pengesën e fundit të madhe për anëtarësimin e vendit......

Linja hekurudhore Vorë - Hani i Hotit – Balluku: Nënshkruam me BERZH marrëveshjen e huasë!
Ministrja e Infrastrukturës njëherësh edhe Zv. Kryeministrja vendit, Belinda Balluku ka bërë me dije se sot së bashku me Presidenten e BERZH, Odile......