Balluku në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor: Firmoset me BERZH marrëveshja e financimit për hekurudhën Vorë - Hani i Hotit

https://www.youtube.com/watch?v=1vCjdl0ZGNs
Firmoset marrëveshja e financimit për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë- Hani i Hotit. Marrëveshja u nënshkrua në Londër nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Presidentja e BERZH, Odile Renaud-Basso gjatë Samitit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit ka një gjatësi prej 120 kilometrash dhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Ky është projekti i dytë që Qeveria Shqiptare po zhvillon në sektorin hekurudhor pas asaj Tiranë-Durrës me degëzim në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministrja Balluku e cilëson këtë projekt si të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, pasi do të rrisë komunikimin mes dy vendeve duke nxitur dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.
“Londër – me Presidenten e BERZH, Odile Renaud-Basso nënshkruam marrëveshjen e huasë për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë - Hani i Hotit. Një projekt i rëndësishëm për ne dhe rajonin, i cili do të rrisë komunikimin mes vendeve, duke nxitur e lehtësuar lëvizjen e qytetarëve”, shkruan Balluku.
Zëvendëskryeministrja, njofton gjithashtu se gjatë Samitit u diskutua edhe mbi sektorin energjetik, ku Shqipëria prezantoi nismat e ndërmarra, si dhe praktikat e ndjekura me zhvillimin e ankandeve.
“Shqipëria është një nga ato vende e cila merret si shembulli i ekselencës përsa i përket të gjitha ankandeve të energjisë që ne kemi organizuar dhe tre prej tyre tashmë kanë marrë jetë. Ndërkohë që ndamë me të gjithë investitorët, përfaqësuesit e sistemit bankar dhe sigurisht të gjithë partnerët e tjerë të cilët na kanë mbështetur në rrugëtimin tonë se kush janë planet për të ardhmen”, nënvizoi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se BERZH shprehu interes për të mbështetur Shqipërinë edhe në projekte të tjera të rëndësishme.
“Folëm, gjithashtu gjatë takimit me Presidenten e BERZH-it, për të gjitha planet në të ardhmen. Ata janë të interesuar që të mbështesin edhe zhvillimet dhe investimet në sektorin e ujit dhe të kanalizimeve, por sigurisht edhe në transportin e gjelbërt, si një nga alternativat më të rëndësishme, sidomos për Shqipërinë pasi të gjitha emetimet e dioksidit të karbonit në vendin tonë vijnë vetëm nga transporti rrugor.
Kështu, duke folur me një nga partnerët tanë më të rëndësishëm, me BERZH, për planet e së ardhmes mund të themi, që sot përveç firmosjes së kësaj huaje kaq të rëndësishme për linjën e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, ne kemi vënë edhe disa gurë themeli për projektet që kemi në të ardhmen”, deklaroi ndër të tjerash Balluku në një prononcim për mediat.
Sondazh

Hungaria ratifikon ofertën e Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO!
Parlamenti i Hungarisë ka ratifikuar ofertën e Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO, duke pastruar pengesën e fundit të madhe për anëtarësimin e vendit......

Linja hekurudhore Vorë - Hani i Hotit – Balluku: Nënshkruam me BERZH marrëveshjen e huasë!
Ministrja e Infrastrukturës njëherësh edhe Zv. Kryeministrja vendit, Belinda Balluku ka bërë me dije se sot së bashku me Presidenten e BERZH, Odile......

Hapet tenderi për bypass Vlorë-Orikum - Gjatësia 10.6 km, nis nga tuneli i Ujit të Ftohtë, deri te Porti i Jahteve
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për ndërtimin e bypass -it Vlorë – Orikum, që është një nga segmentet rrugorë me trafik të......

Sa taksa mbi pronën paguan qytetarët në 2023? - Formula e re ndryshon rrjedhën, çdo pasuri do të taksohet sipas vlerës
Për të tretin vit radhazi, të ardhurat që buxheti i shtetit mbledh nga taksa e pasurisë qëndrojnë thuajse në të njëjtin nivel. Të dhënat zyrtare të Ministrisë......

“Më shumë investime në Shqipëri e Rajon” - Apeli i Kryeministrit Edi Rama në samitin e BERZH
Teksa mbahej samiti i BREZH në Londër për investimet në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij dha sugjerime për investimet......

Çfarë do të ndodhë me çmimin e apartamenteve? - Konsulenti i pronave tregon zonat në Tiranë që ofrojnë çmime nga 800 deri 1200 euro/m2
Prej më shumë se tre vitesh, çmimet e apartamenteve kanë njohur rritje, një tendencë kjo që duket se do të vijojë edhe përgjatë muajve në vijim. Eri Gurra,......

Gati baza ajrore e NATO-s, inaugurimi më 4 Mars - Publikohen për herë të parë pamjet nga baza e Kuçovës
Përgatitjet janë drejt përfundimit për bazën ajrore të aleancës ushtarake të NATO-s në qytezën e Kuçovës, e cila do të përurohet më 4 mars. Komandanti i Forcës......

Vëzhgimi/ Si po avancon Unaza e Madhe e Tiranës - Punimet në të gjithë veprën pritet të mbyllen në fund të vitit!
Ndodhemi në lotin 5 të Unazës së Madhe, që është një nga 4 lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës e që pritet të bëjë bashkimin e gjithë kësaj vepre......