Vëzhgimi/ Si po avancon Unaza e Madhe e Tiranës - Punimet në të gjithë veprën pritet të mbyllen në fund të vitit!
Ndodhemi në lotin 5 të Unazës së Madhe, që është një nga 4 lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës e që pritet të bëjë bashkimin e gjithë kësaj vepre infrastrukturore. Punimet në këtë lot kanë arritur në masën 40-50%, ndërkohë që autoritetet kanë deklaruar se gjithë Unaza e Madhe pritet të përfundojë në fund të vitit.
Në javët e fundit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e disa objekteve, me qëllim lirimin e sheshit për kryerjen e punimeve. Ndërkohë që, për disa objekte të tjerë, ende nuk është finalizuar vendimi i prishjes.
Unaza e jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru - Bregu i Lumit - Kthesa Kamëz.
Punimet në lotet 4, 5, 6 dhe 7, ku aktualisht po punohet kanë ecur me ritme të ndryshme, për shkak të procesit të shpronësimeve për banesat që preken nga projekti.
Tenderët për këto 4 lote, që përfshijnë pjesën veriore të Unazës së Madhe të Tiranës u hapën në gusht të vitit 2021.
Referuar procedurave tenderuese të zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë vitit 2021, në total ofertat fituese për 4 lotet e Unazës së jashtme të Tiranës, arrijnë në rreth 7.7 mld lekë.
Loti më i kushtueshëm është loti 7, me një vlerë prej 2.26 mld lekë, ndërkohë që kostot për segmentet e tjerë të rrugës variojnë midis 1.8 – 2 mld lekë. Unaza e Madhe e Tiranë financohet nga buxheti i shtetit, ndërsa është konsideruar një ndër investimet publike më të rëndësishme.
Përfundimi i 4 loteve do të shënojë dhe bashkimin e tyre me segmentet e përfunduar tashmë, duke sjellë lehtësim të trafikut në kryeqytet.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

A mundet 'Korridori i Mesëm' të ofrojë një rrugë të sigurt tregtare që anashkalon Detin e Kuq?
I ashtuquajturi "Korridori i Mesëm", një rrugë tregtare që do të lidhë tregjet kineze dhe europiane përmes Azisë Qendrore dhe Kaukazit, ishte fokusi i Forumit......

60 mijë jorezidentë llogari bankare në Shqipëri - Numri total i llogarive bankare, mbi 3.2 milionë në 2023. Dominojnë individët
Ndërsa numri i llogarive bankare gjatë vitit 2023 ka njohur në tërësi rritje të fortë gjatë vitit, është numri i llogarive nga jorezidentët ai që ka shënuar......

Pagesat në euro brenda vendit, rekord në 2023 - Rritje 59.5% në vitin e dytë të funksionimit. Me sistemin AIPS u transferuan 4.1 mld euro
Në vitin e dytë të vënies në funksion, numri i transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS për pagesat në euro brenda vendit ka kaluar shifrën prej 249 nijë,......

Çfarë i duhet rajonit për të shkuar në BE? - BERZH: Boshllëqet janë kryesisht në fushat e qeverisjes, gjelbërimit dhe elasticitetit
Standartet e jetesës në Ballkanin Perëndimor janë shumë prapa atyre në Bashkimin Europian. Këtë tregojnë të dhënat e “Bankës Europiane për Rindërtim dhe......

Shtetet anëtare të NATO-s testojnë aftësitë nënujore në brigjet siciliane!
Shtatë shtete anëtare po marrin pjesë në një stërvitje vjetore të krijuar për të forcuar aftësitë e kërcënimit nënujor të NATO-s. Shtatë nëndetëse nga......

Ballkani Perëndimor, prioritar për BERZH - Samiti në Londër, synohen më shumë investime për rajonin
Samiti i gjashtë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër mblodhi krerët e qeverive nga Ballkani Perëndimor. Në fjalën e saj Odile......

Ekonomia globale vuan pasojat e luftës dhe pasigurisë - Organizata Botërore e Tregtisë, apel për reforma të menjëhershme
Drejtoresha e Organizatës Botërore të Tregtisë paralajmëroi se lufta, pasiguria dhe paqëndrueshmëria po rëndojnë ekonominë globale dhe i kërkoi bllokut të......

3 plazhet më të mira në botë janë të gjitha në Europë! Cilat janë plazhet e tjera në top listë?
Në një botë ku qëndrueshmëria dhe bukuria natyrore dominojnë gjithnjë e më shumë zgjedhjet e udhëtarëve, Praia da Falésia e Portugalisë shfaqet si xhevahiri i......