Ballkani Perëndimor, prioritar për BERZH - Samiti në Londër, synohen më shumë investime për rajonin

Samiti i gjashtë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër mblodhi krerët e qeverive nga Ballkani Perëndimor. Në fjalën e saj Odile Renaud-Basso, presidentja e BERZH, u shpreh se, Ballkani Perëndimor ka arritur nivele të teja pjekurie dhe qëndrueshmërie madje mund të cilësohet si një nga rajonet me përmbushjen më të rëndësishme të objektivave.
“Në një kohë tensionesh gjeopolitike, situata aktuale në rajon mund të shërbejë si një testament për pjesën tjetër të botës. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë koordinuar më mirë projektet e tyre të përbashkëta. Ne kemi promovuar integrimin e këtij rajoni duke mbështetur projekte të rëndësishme infrastrukturore, si për shembull lidhjen e Shqipërisë me Malin e Zi. Gjithashtu një rëndësi të madhe ka dhe mbështetja për të qenë pjesë e tregut të përbashkët. Po bëjmë të pamundurën që të aktivizojmë dhe më shumë investime për rajonin duke qenë se ky i fundit ka shumë kapacitet për të tërhequr këto investime. Një rol kyç kanë energjia diellore dhe ajo e erës të cilat mbeten objektiva të rëndësishme.”
Nga ana e tij presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, theksoi se, një pikë e rëndësishme për të ecur përpara është zgjidhja e problemeve të së kaluarës.
“Ky samit vjen në një momet jetik për Ballkanin, në një moment që shtetet përgatiten për anëtarësim pasi vendi i tyre është brenda Bashkimit Europian. Mbështetja e BE-së për projektet e së ardhmes është një sinjal i qartë për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit. Samiti aktual është një shembull shumë i mirë për rolin e BE -së në shtyrjen përpara të vendeve të Ballkanit dhe për të treguar se kur bashkojmë forcat mund të ndërtojmë një të ardhme të suksesshme dhe të qëndrueshme europiane për fëmijët tanë.”
Ndërsa komisioneri i BE për zgjerim Oliver Varhellyi theksoi se:
“Në nëntor u miratua nga këshilli europian një projekt mbështetës për Ballkanin Perëndimor, ku tre pikat më të rëndësishme kanë të bëjnë me afrimin sa më të shpejë të rajonit me tregun e përbashkët. Gjithashtu është dhe thellimi i integrimit ekonomik dhe rritja e fondeve. Momentalisht janë planifikuar 6 miliard euro për reforma në mbështetje të këtyre tre pikave. Puna tashmë ka filluar pasi partnerët tanë ballkanikë kanë hartuar axhendat e tyre. Objektivi kryesor është lehtësimi i integrimit të vendeve në tregun e përbashkët duke bërë më të thjeshtë itenerarin tregtar. Ndërkohë që do të shpërndahen dhe 13 miliard euro për investime në të ardhmen. I bëj apel partnerëve që të përfitojnë dhe të identifikojnë pikat e tyre lidhëse me këto projekte.”
Qëllimi i Samitit është nxjerrja në pah e mundësive të mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku përfshihen Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe promovimi i projekteve rajonale dhe ndërkufitare. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in, i cili ka investuar mbi 18 miliardë euro deri më sot.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Ekonomia globale vuan pasojat e luftës dhe pasigurisë - Organizata Botërore e Tregtisë, apel për reforma të menjëhershme
Drejtoresha e Organizatës Botërore të Tregtisë paralajmëroi se lufta, pasiguria dhe paqëndrueshmëria po rëndojnë ekonominë globale dhe i kërkoi bllokut të......

3 plazhet më të mira në botë janë të gjitha në Europë! Cilat janë plazhet e tjera në top listë?
Në një botë ku qëndrueshmëria dhe bukuria natyrore dominojnë gjithnjë e më shumë zgjedhjet e udhëtarëve, Praia da Falésia e Portugalisë shfaqet si xhevahiri i......

Hapësira europiane e të dhënave shëndetësore - Shqetësime për rolin e zgjeruar të Amazon, Google dhe Microsoft
Këtë muaj dhe në mars, vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Europian po zhvillojnë negociata mbi propozimin për të krijuar një Hapësirë Europiane të të......

Qendra tregtare në Dubai pret 75 milionë turistë në vit - Më shumë vizitorë se kulla Eifel, Ujëvarat e Niagaras dhe Disneyland së bashku
Kur bëhet fjalë për turizmin, çdo vend ofron atraksione të ndryshme. Secili prej tyre tërheq shumë vëmendjen e udhëtarëve dhe turistëve, qoftë Harku i Triumfit......

“Plakja” e fermave të erës në Europë - Pronarët janë në dilemë nëse duhet të riinvestojnë, apo t’i braktisin
E ardhmja e e turbinave me erë tashmë të vjetëruara është në qendër të politikës së gjelbër të BE-së, e cila ka qenë pioniere në energjinë e erës për dekada të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Monedha europiane nuk duket të ketë pasur ndryshime të ndjeshëm e të kuotës gjatë fundjavës teksa vijon sot të blihet me 103.5 lekë dhe të shitet me 96.4 lekë......

Balluku inspekton investimin në nënstacionin e OST, pjesë e projektit për linjën ajrore me dopio qark 400 Tiranë - Rrashbull
Operatori i Sistemit të Transmetimit po investon për rritjen e kapaciteteve në nënstacionin elektrik të Rrashbullit në zonën e Durrësit. Një investim i ndarë......

Fermerët francezë të zemëruar përshëndesin presidentin Macron në panairin e bujqësisë në Paris!
Presidenti francez Emmanuel Macron u mirëprit të shtunën në Panairin vjetor Bujqësor nga fermerë të zemëruar duke bërë thirrje për më shumë mbështetje nga......